Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Lotaria Amerikane, nesër rinisin aplikimet, ja çfarë duhet të dini

Nga Klodiana 0

Ambasada e SHBA në Tiranë njoftoi një ditë më parë se të gjitha aplikimet e bëra për Lotarinë Amerikane janë të pavlefshme për shkak të problemit me serverin e faqes së lotarisë.

Ndërsa sot Ambasada jep të tjera detaje duke iu përgjigjur interesit të shqiptarëve për të aplikuar.

Askush nga individët që kanë aplikuar përpara 18 tetorit NUK penalizohet nese kryen nje aplikim te ri gjate periudhes se re te reëgjistrimeve, pasi ai aplikim i kryer perpara 18 Tetorit 2017 per DV-2019 nuk quhet i vlefshëm. Ndaj ju duhet të kryeni një aplikim të ri duke filluar nga data 18 Tetor. Ju mund të përdorni fotografinë që përdorët gjatë aplikimit të DV-2019 përpara datës 18 tetor, pasi aplikimet e kryera përpara datës 18 tetor për DV-2019 nuk janë të vlefshëm. Ju nuk mund të përdorni fotografinë e përdorur për DV-2018 (nëse keni aplikuar)”– njofton ambasada.

Kostoja nese perzgjidheni 
“Nese perzgjidhesh: 330 dollare eshte tarifa e aplikimit per vize per person, 205 vizita mjekesoredhe pasi ke marre vizen, 220 per leshimin e green card. Keto tarifa mund te jene subjekt i ndryshimeve – pra qe nuk varen nga ne”- njofton ambasada.

Faza e re
Të gjitha aplikimet e kryera deri më tani për Lotarinë Amerikane janë shpallur të pavlefshme, ndaj edhe për t’u përfshirë në programin e vizave duhet që praktikat e regjistrimit të kryhen nga e para. Përmes një njoftimi zyrtar, Ambasada e SHBA-ve ka kërkuar ndjesë për këtë amulli të krijuar, e cila ka mbajtur për disa ditë me radhë të bllokuar procesin. Problemet teknike të shfaqura në sistem janë bërë shkak edhe për zhvendosjen e periudhës së regjistrimeve. Sipas Ambasadës, faqja për aplikimet do të jetë aktive duke nisur prej pasdites së djeshme deri më 22 nëntor, ndërkohë që të gjitha kërkesat e mëparshme janë fshirë dhe do të duhet të ribëhen.

Për shkak të problemeve teknike, periudha e regjistrimit për Lotarinë DV- 2019 do të rifillojë nga e para. Të gjitha regjistrimet e bëra përpara datës 18 tetor 2017 do të duhet të ribëhen në mënyrë që të merren në konsideratë. Ne na vjen keq për shqetësimin e krijuar për aplikantët e vizave të shumëllojshmërisë. Për të siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur integritetin e procesit për të gjithë ata që janë të interesuar, ne duhet ta rifillojmë procesin e regjistrimit për këtë vit. Periudha e re e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të hapet të mërkurën, 18 tetor 2017, në orën 18:00 dhe mbyllet më 22 nëntor 2017, ora 17:00, ora lokale e Shqipërisë”, nënvizohet në njoftim.

BLLOKIMI
Rënia e serverit shkaktoi për disa ditë me radhë bllokimin e aplikimeve. Mbi situatën e krijuar, Ambasada nxitoi të sqaronte se pezullimi nuk kishte ardhur prej mbingarkesës së krijuar në rrjet, por për shkak të një defekti që kishte përfshirë të gjitha vendet në të cilat aplikohet programi i vizave përmes lotarisë. Për më shumë se një javë, faqja ishte jashtë funksionit, çka detyroi përfaqësuesit e lotarisë që të anulojnë praktikat e kryera deri më tani dhe të rihapin nga e para procesin e aplikimit.

LOTARIA
Edhe këtë vit, fati i lotarisë do të trokasë për 50 mijë shtetas nga e gjithë bota, të cilët do të kenë mundësi të prekin ëndrrën amerikane. Procesi i përzgjedhjes kalon nëpër dy faza, e para është tërësisht rastësore, ndërsa në të dytën përzgjedhja bëhet mbi bazën e disa kritereve specifike. Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë, për të shmangur gabimet më të shpeshta të cilat kanë skualifikuar shqiptarët, që në ditët e para ka ndërmarrë një fushatë informimi mbi mënyrën e aplikimet, hapat që duhet të ndiqen dhe “pikat e nxehta” me të cilat duhet të tregohet kujdes.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej