Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Lleshaj: Lajm i mirë! Në protestë kishte më pak pjesëmarrje

Nga Ejona 0

Ministri i Brendshëm Sandër LLeshaj komentoi pak minuta më parë protestën e djeshme të opozitës.

Lleshaj u shpreh se kjo protestë pati më shumë dhunë dhe më pak pjesëmarrje, që sipas tij kjo e fundit është një lajm pozitiv.

“Qenka e thënë që edhe të dielën duhet të dalim për të folur për një protestë të dhunshme. Ndoshta protesta e kësaj here pati disa të reja, së pari ishte një devijim nga ligji. Pati shumë më pak pjesmarrës që është edhe nja lajm pozitv. Por ajo pati shumë më tepër dhunë dhe ky është një lajm i keq, pati shumë më tepër maska, që e bën më të rrezikshme. Nga ana tjetër proteste mbrëmshme u zhvendosi në mënyrë të pabesë nga vendi ku ishte kërkuar para Kryeministrisë drejt Parlamentit duke krijuar pasoja të rënda. Duke përfshirë qytetarë të palidhur me protestën.

Nga ana e organizatorëve nuk ishte marrë asnjë masë për sigurinë e saj, nuk ishte siguruar ansjë burim njerëzor, përkundrazi u pa qartë se nga organizatorët ishin marrë masa për të hartuar grupe sulmi. Gjithahstu u kosumuan thirrje të hapura antikushteuese për kryengritje dhe dhunë. Gjatë protestës u përdorën një arsenal i tërë njerëzish, por ajo që është më keqja, protesta edhe njëherë kontribuoi për ta zhvendosur policinë nga lufta e krimit në përballimin e një proteste të paligjshme.”, tha Lleshaj.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej