Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Llalla: Trafiku i drogës drejt Italisë me mbështetjen e autoriteteve shqiptare

Nga Media 0

Kryeprokurori Adriatik Llalla duke komentuar hetimet për dosjen Habilaj është shprehur se trafiku i drogës drejt Italisë është bërë me ndihmën e personave të cilët kanë patur detyrë ta parandalojnë atë.

Ai shtoi më tej se prokurorët janë zot të çështjes dhe askush nuk mund dhe nuk duhet të ndërhyjë.

“Prokuroria do të ndjekë hapat procedurialë, në detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm ka detyrimin moral dhe institucional që të mbështesë veprimet e të gjithë prokurorëve. Prokurorët janë të pavarur dhe tashmë pas ndryshimeve në reformën në drejtësi prokurori është vetë zoti i çështjes, pra në këtë kuptim askush nuk ndërhyn në punën e prokurorit, përfshi edhe mua. Çdo hetim vlerësohet vetë prej prokurorit të çështjes për mënyrën si do organizojnë dhe drejtojnë hetimet”, tha Llalla.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej