Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Arben Llalla: Bashkia e Dropullit në Shqipëri lëshon dokumente vetëm në greqisht

Nga Klodiana 1

“Gjuha greke u zyrtarizua në Jugun e Shqipërisë si e vetmja gjuhë zyrtare. Bashkia e Dropullit në çdo dokument zyrtar përdor vetëm greqishten duke shkelur rëndë Kushtetutën e Shqipërisë”, ka shkruar në facebook, historiani dhe njohësi i Çështjes Çame, Arben Llalla.

Sipas tij, kjo bashki më 15 Gusht me rastin e festës së Shën Marisë shpalli Qytetar Nderi Mihal Servon nga Janina një antishqiptar i tërbuar që merret me financimin e aneksimit të jugut të Shqipërisë.

Llalla lidhur me këtë skandal i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të shqyrtojë këto vendime dhe veprime të bashkisë që është në shtetin shqiptar dhe që nuk respekton Kushtetutën e vendit.

“O ED RAMA “PATRIOTI” bëj të fala gjuhës shqipe…”, ka shkruar Arben Llalla, historiani që jeton  dhe vepron në Tetovë.

/INA/

Loading...

Komente (1)

  1. Turp e u tmerr per Shqiperine e shqiptaret luan Dropuĺl me Shqiperine.A eshte e drejte midis Selankut te leshojme dokumente shqip.Reciprok.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej