Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Llalla akuza policisë për kanabisin: Përjashtuan prokurorët nga asgjesimi

Nga Skenderi 0

“Në mënyrë të vazhdueshme bëjnë publike të dhëna se çdo ditë sekuestrohen sasi të konsiderushme lëndësh narkotike, asgjesohen lëndë narkotike, ndërsa nga ana tjetër thuajse ka një mospërfshirje totale të prokurorëve në mënyrën sesi administrohen, sekuestrohet dhe asgjesohen këto lëndë narkotike”

Prokurori i Përgjithëm, Adriatik Llalla, ka bërë një tjetër deklaratë të fortë kundër policisë së Shtetit, lidhur me kultivimin dhe trafikune  kanabisit. Në një konferencë për përbashkët me ministrin e Drejtësisë, Petrit Vasili, kryeprokurori ka mbajtur këtë qëndrim akluzues ndaj Policinë së Shtetit në lidhje me sasinë e madhe të drogës që po kultivohet dhe trafikohet në vend. kryeprokurori ka lënë të kuptohet se kanabisi që kapet nuk asgjësohet dhe për të fshehur këtë, p[olicia ka lënë jashtë procesit, prokurorinë.

Një ndër problematikat kryesore dhe çështjet më sensitive është dhe lufta kundër krimit të organizuar. Gjatë kësaj periudhe vijon të jetë tepër shqetësuese fakti se në vend vijon të kultivohen dhe trafikohen sasi të mëdha lëndësh narkotike. Problem tepër shqetësues të cilin institucioni ynë, posaçërisht Prokuroria e Krimeve të Rënda, kanë qenë të angazhuara me të gjitha mjetet e tyre. Është shqetësues fakti se nga strukturat e tjera ligjzbatuese, të cilat kanë për detyrë të kontrollojnë territorin dhe verifikojnë këto raste, ka një përqindje shumë të ulët të autorëve të këtyre veprave penale. Kemi kontakte të vashdueshme me institucionet e tjera përgjegjëse, por gjithësesi rezultatet e zbulimit të autorëve të veprave penale mbeten tepër të ulëta.

Një problematikë tjetër mbetet mënyra e administrimit të provave materiale. Posaçërisht në rastin e lëndëve narkotike. Në mënyrë të vazhdueshme bëjnë publike të dhëna se çdo ditë sekuestrohen sasi të konsiderushme lëndësh narkotike, asgjesohen lëndë narkotike, ndërsa nga ana tjetër thuajse ka një mospërfshirje totale të prokurorëve në mënyrën sesi administrohen, sekuestrohet dhe asgjesohen këto lëndë narkotike. Është detyrim ligjor i gjithësecilit prej nesh të verifikojë këto rastet, për të parë, verifikuar dhe vendosur para përgjegjësisë ligjore kur konstatohet se lënda narkotike dhe provat e tjera materiale asgjesohen në mënyrë jo të parashikuar nga ligji. Në të gjitha rastet, lënda narkotike ashtu si çdo provë tjetër do të asgjesohet në prani të Prokurorit. Ju rikërkoj që të gjitha rastet kur ka dyshime që provat materiale asgjeson në mënyrë të kundraligjshme të fillojnë hetimet nëse kjo lëndë narkotike apo çdo lëndë tjetër, provë materiale nuk asgjesohet ose administrohet në mënyrën e parashikuar në ligj të fillojnë hetimet dhe të vendosen para përgjegjësisë ligjore autorët”, tha Llalla.

Një tjetër shqetësim i deklaruar sot nga Prokurori i Përgjithshëm është edhe faza tranzitore e ndryshimeve ne ligj, të cilat kanë shkaktuar një situatë kaotike në lidhje me roline  prokurorisë në hetime për krime të ndryshme.

” Gjatë kësaj periudhe kemi ndeshur problematika të kësaj natyre, ku prokurorë të caktuar në shkelje në normave proceduriale të etikës profesionale, morale të tyre kanë filluar të shpërdorojnë detyrën. Para pak kohësh patëm një rast të tillë problemati në Prokurorinë e Përgjithshme ku një prokuror në mënyrë totalisht të kundraligjshme, në kundërshtim me vendimet e gjyjkatës së shkallës së parë, Apelit, kërkon në Gjykatën e Lartë pushimin e akuzave ndaj disa të pandehurve të akuzuar për vepra tepër të rënda penale. Prokuroria e Përgjithshme do të vijojë të ndjekë me vëmendje të gjitha rastet, duke filluar hetime në ato raste kur dyshohet se ka vepër penale ndaj cilitdo prokuror, oficer të policisë gjyqësore apo punonjësi tjetër të sistemit të drejtësisë”, tha Llalla.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej