Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Liverpool merr kryesimin e Premier League

Nga Klodiana 0

Liverpool ka marrë kryesimin e renditjes së Premier League pasi shkatërroi Bournemouth me rezultatin 4-0. Skuadra e Jurgen Klopp ka bërë detyrën ndaj një skuadre që formë të shkëlqyer, duke treguar edhe njëherë se është favorite për titullin kampion. Një paraqitje e shkëlqyer e të gjithë ekipit, në veçanti të Mo Salah i cili ka bërë diferencën me tre golat e tij.

Pas një starti të vakët Liverpool merr lojën në kontroll dhe në minutën e 25’ gjen golin e avantazhit me Mohamed Salah. Sulmuesi i të Kuqve ka shfrytëzuar në maksimum një top që i erdhi në këmbë pasi Begovic priti goditjen e Firmino-s. Aq mjaftoi për pjesën e parë teksa miqtë kanë arritur avantazhin pa harxhuar shumë energji, të cilat duhen për ndeshjen e mesjavës ndaj Napolit. Pak minuta pas pushimit Salah dyfishon rezultatin pas një aksioni personal.

Begovic përsëri ishte i pashpresë. Në minutën e 68’ erdhi goli i nokautit. Pas krosit brenda zonës nga Robertson, Cook e dërgon topin në rrjetën e tij. Shumë i pafat qendërmbrojtësi i Bournemouth. Situata u bë akoma më e turpshme për vendasit kur Salah shënoi tripletën në minutën e 77’. Ai dribloi portierin dhe shënoi me portën e boshatisur.

 

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej