Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Listat famëkeqe të portaleve anonimë. Eh, sikur…

Nga admin 0

Nga Alketa Ipeku

Për një moment do desha vërtetë që Shpëtim Idrizi të ish i financuar nga grekët. Kush më njeh do thotë qenka marrosur kjo.

Sa mirë do ish. Sot ti do ishe në parlamentin shqiptar. Nuk do bëhej gjithë ajo maskaradë për  7, 12, 30 vota; të vlefshme apo të pa vlefshme.

Sot, në parlament ju do ishit zëri ynë, nëse do ishit pjesë e ofertave.

Sot, në parlament do flitej për Çështjen Çame me zë të lartë, do mbahej minuta nderimit për viktimat e pafajshme të genocidit e shumë e shumë të tjera.

Deputetët realë të PDIU-së do ishin brenda atij tempulli fals që prej kohësh duket se e ka humbur legjitimitetin.

Sot, guxojnë dhe ju vendosin emrin në ca letra bakalli.

Kujt i intereson kjo në një kohë të tillë kaq kritike për vendin?!

Gjithkujt “djali plangprishës” që është gati të shesë shpirtin vetëm të dëmtojë PDIU-në.

Çdo shpifje e baltë e hedhur mbi kryetarin e një partie, është një përçapje për baltosjen e shkatërrimin e një partie kombëtare siç është PDIU.

Herë tjetër duhet t’i pyesim të gjithë ata që dinë t’i gjejnë lidhjet me Greqinë se mbase na mundësojnë që në Parlamentin e ardhshëm (urojmë  të jetë sa më i afërt) të kemi sa më shumë deputetë çamë të PDIU-së.

Portali anonim i referohet një gazete dhe një portali: https://taulantribe.blogspot.com/2018/10/ja-kush-ka-perfituar-para-nga-greqia-ne.html?spref=fb&fbclid=IwAR0OvLxrPLXd0diSEYJQ8xRJqkdBMWPgMO__AOFeKWRb0l_lwg54b4uSl7c&m=1

Mjafton që çdo shqiptar ta hapë e përkthejë nga greqishtja dhe do të shohë se s’ka asnjë informacion të tillë.

Po kush është: taulantribe.blogspot.com?  E di njeri? Po këto  media greke që citohen e që nuk i njeh kush i keni hap t’i shihni? Vetëm atëherë do kuptoni sa lehtë na manipulojnë veglat e grekut.

Ne nuk mund ta pranojmë. S’mund të na vërë brirë askush e për asgjë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej