Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Lista me ushqimet më të mira për pastrimin e mëlçisë

Nga Klodiana 0

Mëlçia është një nga organet më jetësorë të organizmit.

Mëlçia e një të rrituri të shëndetshëm peshon mbi 1 kilogram.

Ky organ është thelbësor jo vetëm për tretjen dhe metabolizmin por edhe për imunitetin dhe përthithjen e ushqyesve.

Për ata që nuk e dinin, mëlçia është e vetmja pjesë e trupit që është edhe organ edhe gjëndërr.

Ky emërtim i atribuohet sepse në rolin e gjëndrrës, mëlçia sekreton shumë substanca kimike të nevojshme për pjesët e tjera të trupit.

Duke qenë se funksionet e mëlçisë janë të një rëndësie të veçantë, mirëmbajtja e saj është po aq thelbësore.

Mbingarkesa e mëlçisë rrit rrezikun e mbipeshës, sëmundjeve kardiovaskulare, dhimbjeve të kokës, problemeve me tretjen, alergjive e të tjerë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për ushqimet më të mira që e pastrojnë mëlçinë.

Hudhra

Sipas të dhënave të AgroWeb.org hudhra aktivizon disa enzima të mëlçisë që ndihmojnë në eliminimin e toksinave.

Hudhra përmban alicinë dhe selenium.

Këto dy përbërës e pastrojnë mëlçinë, e mbrojnë atë nga dëmet toksike dhe ulin kolesterolin.

Ky i fundit shkakton mbingarkesë në mëlçi dhe ndikon negativisht në funksionet e saj.

Ekspertët rekomandojnë ngrënien e 2 deri në 3 thelbinjve hudhër çdo ditë.

Qitro

Qitro është i pasur me vitaminë C, pektinë dhe antioksidantë.

Këta të fundit neutralizojnë radikalet e lira dhe detoksifikojnë mëlçinë.

Rekomandohet që njerëzit të pjnë nga një gotë të vogël me lëng qitroje në ditë ose të hanë nga një frut në ditë.

Panxhari

Panxhari përmban shumë flavonoidë dhe beta karoten, të cilat stimulojnë dhe përmirësojnë funksionet e mëlçisë.

Për më tepër, panxhari është një pastrues natyral i gjakut.

Limoni

Limoni përmban një antioksidant të veçantë që aktivizon enzimat që janë përgjegjëse për pastrimin e mëlçisë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org vitamina C e ndihmon mëlçinë të prodhojë edhe enzima për tretjen dhe të përthithë më mirë mineralet.

Çaji jeshil

Pirja çdo ditë e çajit jeshil ndihmon në largimin e toksinave dhe depozitave të yndyrës.

Ai është i mirë edhe në trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve të mëlçisë.

Mjekët rekomandojnë pirjen e 2 deri në 3 filxhanëve me çaj në ditë të ëmbëlsuar me mjaltë.

Avokado

Përbërësit e avokados pakësojnë dëmet e shkaktuara në mëlçi.

Yndyrnat mono-të-pangopura të avokados ulin kolesterolin e keq dhe rrisin nivelin e kolesterolit të mirë, të cilin mëlçia arrin ta përpunojë më mirë.

Këshillohet ngrënia e një deri në 2 avokado në javë për disa muaj me rradhë.

Shafrani i Indisë

Kjo erëz e verdhë është efikase për pastrimin e mëlçisë.

Përbërësit e saj janë të shkëlqyer për rigjenerimin e qelizave të dëmtuara të mëlçisë.

Molla

Një mollë në ditë është sekreti që e mban mëlçinë të shëndetshme.

Molla përmban fibër dhe pektinë që largojnë toksinat dhe kolesterolin duke penguar një mbingarkesë të mëlçisë.

Molla përmban edhe acid malik që pastron gjakun nga toksinat dhe qelizat kancerogjene.

Arrat

Arrat përmbajnë amino acide që e pastrojnë mëlçinë në mënyrë efikase dhe largojnë toksinat.

Ekspertët rekomandojnë ngrënien e një grushti me arra çdo ditë.

Brokoli

Brokoli përmban shumë fibër dhe vitaminë E, një antioksidant i fuqishëm që e mbron mëlçinë.

Përbërësit e brokolit ndihmojnë në largimin e toksinave nga trupi.

Ekspertët rekomandojnë ngrënien e një racioni me brokoli 3 herë në javë.

Shëndeti i mëlçisë varet edhe nga stili i jetesës.

Njerëzit duhet të pakësojnë sasitë e konsumuara të alkolit,sheqerit, kafeinës, ushqimeve të përpunuara dhe duhanit./AgroWeb.org

https://agroweb.org/lajme/lista-me-ushqimet-me-te-mira-per-pastrimin-e-melcise/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej