Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

Lista e zezë/ Gjyqtarët: S’kemi kërkuar vizë amerikane

Nga Klodiana 0

Pas publikimit të listës së zezë nga ambasada amerikane, një prej tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese pretendon se prej gjashtë vitesh nuk ka aplikuar për vizë.

Përmes faqes zyrtare të Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarja Vitore Tusha e cilëson këtë informacion si të pavërtetë.

“Gjyqtarja Tusha bën me dije se që nga viti 2010 nuk ka aplikuar asnjëherë për vizë amerikane dhe nuk ka qenë poseduese e vizës amerikane. Po ashtu, që prej këtij viti nuk ka pasur asnjë komunikim apo kontakt me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara për çështje vizash, qoftë personale apo familjare”, ka deklaruar Tusha.

I befasuar është edhe anëtari i Gjykatës së Lartë, Artan Broci, pohoi:

“Nuk kam vizë që prej vitit 2001, i ftuar nga Departamenti të Shtetit për një trajnim për pronësinë intelektuale, me gjyqtarë nga 7 shtete të Ballkanit. Që prej atëherë as kam aplikuar, as jam thirrur dhe as nuk disponoj vizë amerikane. Kam përshtypjen se është një ngatërresë”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej