Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Lista e turpit!

Nga 27.al 0

Nga Lutfi Dervishi

Nëse kërkon në google për “listën e emrave të gazetarëve shqiptarë që janë financuar me fonde të zeza nga Greqia”, të dalin afro 80 mijë artikuj të ndryshëm në dhjetëra e qindra portale, – portale nga më seriozët, që kanë mijëra ndjekës deri tek blogjet personale që kanë për audiencë autorin e shkrimit!
“Skandali” me “listën e turpit” u bë publik fillimisht nga një blog i parëndësishëm dhe pastaj me shpejtësinë e thashethemit mbuloi rrjetet sociale dhe dominoi debatin online.
“Lista e turpit” që përgojon emra të njohur të gazetarisë, artit, politikës dhe botës akademike është rasti për t’u ndalur tek përgjegjësitë publike të gazetarëve dhe zotëruesve të portaleve.
Duke kaluar shpejtësinë e fotokopjes, lista u shumëfishua pasi kaloi testin e marrjes së klikimeve. Më tej, mbi këtë lajm të rremë u ndërtuan “lajme” të tjera dhe përveç ‘tregtarëve të shpifjeve” gjithë të tjerët po dalin të humbur!
Lajmet e rreme më të sukseshme janë ato që bazohen mbi gjysëm të vërteta. Edhe ky “lajm” u bazua mbi skandalin e financimeve përmes fondit sekret të Ministrisë së Jashtme të Greqisë. Debati në Greqi për financimin e portaleve dhe gazetarëve në Shqipëri dhe në Maqedoni, u nxit nga dorëheqja e ministrit të jashtëm grek Kotzias, pas një përplasje për “fondin sekret” me ministrin e mbrojtjes Kammenos.
Ekzistenca e këtij fondi sekret dhe pranimi publik i qëllimit të përdorimit ndoshta na çojnë në një listë tjetër, që mund të meritojë epitete të rënda. Por, baltosja majtas dhe djathas, lart dhe poshtë, me synime të qarta politike apo tregtare ka marrë përmasa alarmante!
Teoritë konspirative janë përgjigje për pyetjen: “Pse gjërat nuk shkojnë aq mbarë sa ne dëshirojmë?”. Lajme te rreme kanë funksione të shumfishta- janë për të lënduar, për të manipuluar për të bërë para dhe për të sabotuar.
Është detyrë e medias jo vetëm çmontimi i lajmeve të sajuara, por edhe përcaktimi i motiveve pse hidhen në treg: fake neës.
Për listën e turpit dhe lajmet e sajuara u fol të martën në mbrëmje në #Përballë në orën 21.00 në RTSH me gazetarë dhe analistë, në Athinë dhe në Tiranë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej