Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Lista e fondeve greke? Mediat dhe portalet në kurthin e Fake News

Nga Arben Llalla 0

Ka dy ditë që në facebook dhe disa portale kanë rënë në kurthin e lajmeve Fake News se gjoja doli lista e emrave që janë paguar nga Fondet sekrete greke.

Çështja është se shumica e këtyre emrave jo vetëm që s’kanë lidhje me Greqinë, por njihen si mbrojtëse të çështjeve kombëtare.

Por, nga doli kjo listë-satirë?

Sigurimi grek me anë të spiunëve të tyre si Festim Lato prodhuan një listë me emra dhe o burra portalet e niveleve qesharake apo për disa like e botuan për zbulimin e madh.

Pse kaq naivë janë grekët sa të nxjerrin emrat e bashkëpunëtorëve të tyre? Po si është e mundur që në këtë listë nuk figuron asnjë emër i ekstremistëve të minoritetit grek?

Edhe një herë disa portale dhe shqiptarë vërtetuan se janë naivë në rastin më të mirë dhe mund të manipulohen lehtë qoftë edhe nga njerëzit e rrugës si Festim Lato.

Sa për gazetën greke ELORA, ajo është gazette e sigurimit grek dhe kishës ortodokse dhe nuk ka botuar asnjë shkrim me atë ashtëquajturën “Lista e fondeve sekrete”.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej