Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Lista De Biazi, fillon rinovimi i Kombëtares

Nga 27-shi 0

Gashi mbetet në Amerikë, afrohen Manaj, Grezda, Latifi dhe Llullaku, ndërsa Strakosha do të jetë pikë fikse, menjëherë sa të përfundojë aventura e Shpresave

Në prag të ndeshjes ndaj Lihtenshteinit, trajneri De Biazi ka prezantuar skuadrën që do të grumbullohet për transfertën e së premtes ndaj skuadrës modeste, por edhe për për ndeshjen tri ditë më pas, ndaj Spanjës në “Loro Boriçi”. Ndërkohë tekniku ka bërë edhe disa ndryshime në listën e tij dhe ajo që bie më shumë në sy është mungesa e Gashit, por edhe afrimi i disa futbollistëve të rinj. “Kam folur këto ditë me Gashin dhe ai ishte i gatshëm të vinte për këto ndeshje, por vendosa të bëja zgjedhje të tjera. Kam afruar të rinj si Manaj, Grezda e Latifi, ndërsa Strakosha do të luajë në ndeshjen e rradhës me përfaqësuesen Shpresa, më pas do të jetë një pikë fikse e Kombëtares”, tha trajneri përballë gazetarëve. Ndërkohë që skuadrës i është afruar sërish Llullaku, pas grumbullimit në miqësoren ndaj Francës. “Ai po kalon një formë shumë të mirë dhe po shënon gola, por e morëm jo vetëm për formën që po kalon, por edhe sepse është i bindur dhe sakrifikon për ekipin”, ka përfunduar trajneri De Biazi.

 

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej