Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Lirohen shoferët e MPJ që u ndaluan në Greqi për librat shqip

Nga Rexhina Biba 0

Janë lënë të lirë dy shoferët e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, që u ndaluan nga policia greke në Janinë pasi po transportonin libra në gjuhën shqipe,.

Lajmi i lënies së tyre të lirë konfirmohet nga Ministria e Jashtme.

Dy shoferët, të identifikuar si Altin Tafa dhe Agim Asllani, u ndaluan për një kontroll në brendësi të kufirit grek, në aksin që lidh Kakavijën me Athinën. Ata u akuzuan për shpërndarje të materialeve propagandistike.

Burime lokale i thanë Top Channel se materialet që po transportoheshin prej dy të ndaluarve nuk ishin të vulosura dhe rrjedhimisht nuk konsideroheshin pako diplomatike.

Gjithashtu, këto materiale nuk kishin asnjë dokument shoqërues të Ministrisë së Jashtme shqiptare, ndaj, sipas palës greke, konsiderohet kundërvajtje.

/top-channel.tv/

Arrestohen në Greqi dy shoferë të MPJ, transportonin libra me hartën e Shqipërisë së Madhe

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>