Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Lirimi i Lulzim Berishës/ Arrestohet drejtori i burgut të Durrësit, juristi shpallet në kërkim

Nga Skenderi 0

Me urdhër të Prokurisë së Durrësit është vënë në pranga drejtori i  burgut të Durrësit, Astrit Kote si dhe është prërë flëtë arresti  edhe për juristin e burgut, T.L, i cili është shpallur në kërkim.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe fallsifikimit të dokumentave, për lirim nga burgu të ish kreut të bandës së Durrësit Lulzim Berisha.

Njoftimi i Prtokurorisë:

Prokuroria e Durrësit ka nxjerrë urdhër arresti për drejtorin dhe juristin e burgut të Durrësit, konkretisht Astrit Kotaj dhe T.L, të dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Fallsifikimit të dokumentave”, në vijim të hetimit të nisur kryesisht për lirimin me kusht të të dënuarit Lulëzim Berisha.Nga ana e forcave të Policisë së Shtetit eshte ekzekutuar urdheri i prokurorise per arrestimin e drejtorit te burgut, Astrit Kotaj, pas caktimit të masës së sigurisë “arrest me burg”, vendosur nga ana e Gjykatës. Ndersa eshte shpallur ne kerkim juristi T.L.

Njoftimi i policisë për arrestimin:

Durrës, më 21.12.2016. Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit: • Astrit Kotaj, 48 vjeç banues në Durrës, Drejtori i Burgut I.E.V.P. Durrës. Ndalimi i tij u bë pasi: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin Nr.837 , datë 21.12.2016 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale ” Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar në nenet 248 dhe 186/3 të Kodit Penal. Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit: • T.L. 24 vjeç, banues në Durrës, me detyrë Juristi i I.E.V.P. Durrës, po për veprat penale të mësipërme. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej