Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Lirimi i Berishës/ PD kërkon shkarkimin e Vangjush Dakos, Basha: Rama është bërë vegël e grupeve kriminale

Nga Skenderi 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kërkuar Kryeministrit Rama shkarkimin e menjëhershëm të Kryetarit të bashkisë së Durrësit Vangjysh Dako, pasi sipas PD ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha është liruar me kërkesë  të Vangjush Dako.

Basha: “Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka përdorur pushtetin dhe zyrën që i kanë besuar qytetarët e Durrësit për të liruar nga burgu një kriminel që ka vrarë dhe terrorizuar qytetarët e Durrësit”.

Në një deklaratë për mediat, ku të pranishëm kanë qenë edhe anëtarët demokratë të Këshillit Bashkiak të Durrësit, Basha i ka i kërkuar prokurorit të përgjithshëm të nisë hetimin penal ndaj Vangjush Dakos”

Basha:“Këshilltarët dhe deputetët demokratë të Durrësit kanë vendosur t’i kërkojnë kryeministrit Rama shkarkimin e menjëhershëm të Vangjush Dakos, në respekt të Kushtetutës. Gjithashtu, i kërkojmë prokurorit të përgjithshëm të nisë hetimin penal ndaj Vangjush Dakos”.

Gjithashtu Basha ka akuzuar Kryeministrin Rama duke thënë se organizatat kriminale përbëjnë sot një nga shtyllat kryesore ku mbahet qeveria.

Edi Rama ka humbur kontrollin e institucioneve dhe është bërë vegël e grupeve kriminale. Rama e përdori krimin për të ardhur në pushtet dhe krimi sot po e përdor Ramën për të fuqizuar pushtetin e tij. Të dyja palët funksionojnë në një simbiozë perfekte”, ka vijuar Basha.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej