Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Lirimi i Haradinajt/ Rama: Mbyllet një episod absurd, vazhdon beteja për fshirjen e urdhër-arresteve

Nga Skenderi 0

Rama: Mirëukthefsh në Prishtinë i dashur Ramush!

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar lirimin e Ramush Haradinajt si mbyllje të një episodi absurd. Përmes një postimi në Facebook Rama shprehet se do të vazhdojë ende beteja për fshrijen e urdhër-arresteve të vjetra nga ana e Serbisë për Haradinajn.

Gjithashtu Rama ka vlerësuar përpjekjet politike dhe diplomatike të autoriteteve në Tiranë e në Prishtinë, si dhe ka falenderuar çdo qytetar që sipas tij i dha zë përpjekjes së përbashkët kundër një padrejtësie spektakolare.

Më tej Rama e mbyll postimin e tij në Facebook, duke shprehur respekt për institucionet e drejtësisë franceze që bënë drejtësi.

Statusi i Ramës në Facebook

“Mirëukthefsh në Prishtinë i dashur Ramush😀Mbyllet episodi absurd por beteja për fshirjen e listës së urdhër-arresteve te vjetra vazhdon🇦🇱🇽🇰

Momenti po ashtu, për të vlerësuar përpjekjet politike dhe diplomatike të autoriteteve në Tiranë e në Prishtinë, si edhe për të falenderuar çdo qytetar kudo ku i dha zë përpjekjes së përbashkët kundër një padrejtësie spektakolare👍(Dhe e përsëris, duhet të vijojmë të përpiqemi të gjithë bashkë, që të mos përsëritet më një i tillë absurditet!)

Respekt për institucionet e drejtësisë franceze, që bënë drejtësi; një shembull më shumë për të çmuar vlerën jetike të drejtësisë së drejtë!”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej