Ka than' i moçmi: 

 "Askush nuk është më i skllavëruar se ai që gabimisht mendon se është i lirë."

                                                                                        -Gjergj Fishta

Lionel Messi merr “Këpucën e artë”, barazon rekordin me Ronaldon

Nga Klodiana 0

Leo Messi ka marrë për të katërtën herë Këpucën e artë si golashënuesi më i mirë i sezonit 2016-2017.

Messi dominon renditjen e shënuesve më të mirë të kampionatit spanjoll, me 12 gola. Nëse e fiton “Këpucën e Artë” përsëri, ai do të jetë i barabartë si “Pichichis” me Di Stefano, Quini dhe Hugo Sanchez. Leo arrin shokun e tij të skuadrës, Luis Suarez, si fitues i këtij çmimi. Uruguajani triumfoi në edicionin 2015-2016 me 40 gola (80 pikë).

Messi, nga ana tjetër, barazohet me Cristiano Ronaldon në këtë renditje, me katër trofe. Argjentinasi i mori “Këpucat e Arta” në sezonet 2009-2010 (34 gola), 2011-2012 (50 gola, rekord) dhe 2012-2013 (46 gola). Argjentinasi u shoqërua në këtë ceremoni nga bashkëshortja e tij, Antonela, dhe djali Tiago. Nuk munguan as disa shokë të tjerë skuadre, si Iniesta, Luis Suarez dhe Busquets. Gjithashtu, i pranishëm qe edhe presidenti ​​Josep Maria Bartomeu. Vetë ylli i skuadrës katalanase, duke folur në këtë ceremonji, tha: “Është një çmim për të gjithë. Gjithmonë kam thënë se çmimet individuale vijnë nga dora e kolektivit. Pa shokët e mi nuk do t’i kisha shënuar golat”.

http://telesport.al/leo-messi-merr-kepucen-e-arte-per-te-katert/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej