Ka than' i moçmi: 

"Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashk dy shqiptarë."

 
                                                                                        -Gjergj Fishta

Ligji për minoritetet, debat mes Dules dhe Ramës në Parlament

Nga Klodiana 0

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka debatuar sërish sot me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi.

Debati nisi pasi kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule kërkoi që ligji për minoritetet të hiqet nga rendi i ditës.

Ruçi e hidhi në votim këtë propozim dhe shumica vendosi që të qëndrojë në rendin e ditës, por këtu ka hasur rezistencën e opozitës, kryetari i së cilës Lulzim Basha i ka bërë të qartë se “nuk mund të anashkalojë rregulloren me forcën e kartonëve”.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili duke iu përgjigjur shqetësimit të ngritur nga Dule ka deklaruar se procesi i konsultimit për ligjin nuk ka marrë për bazë vetëm praktikat e rajonit, por edhe ato ndërkombëtare.

Dule ka deklaruar se, ligji i sjellë nga mazhoranca nuk përmban asnjë risi.  Kryeministri Edi Rama, ka reaguar duke e cilësuar si tendencioze deklaratën e kreut të PBDNJ-së dhe duke iu drejtuar atij ka thënë se, nuk është përfaqësues i denjë i një minoriteti.

“Europa nuk është as kishë, as xhami, Vangjel. Europa është një kontinent ku ne jemi pjesë. Fakti që s’jemi në BE nuk do të thotë se nuk jemi europianë. Ligji është krenari për këtë Parlament dhe një arsye që të tjerët rreth nesh të mësojnë nga ne si respektohen minoritetet”, është shprehur Rama.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej