Ka than' i moçmi: 

"E çka duhet me ba ma tepër për me kenë shqiptar?!"

Dom Ndre Zadeja

Ligji i ri/ Prokurori i Përgjithshëm s’ka më kopetencë për përgjimet

Nga Media 0

Kryetari i Gjykatës së Posaçme të Apelit, merr të drejtën të shqyrtojë, miratojë apo refuzojë kërkesat e institucioneve të parashikuar me ligj, për përgjimin e telefonatave, suvejimit me video, të bisedave në vende publike dhe private

Prokurorit të Përgjithshëm i hiqet e drejta të shqyrtojë, miratojë apo refuzojë kërkesat e institucioneve të parashikuar me ligj, për përgjimin e telefonatave, suvejimit me video, të bisedave në vende publike dhe private. Kopetenca i kalon.  Kryetarit të Gjykatës së Posaçme të Apelit. Ndryshimi parashikohet në draftin e ri të ligjit për komunikimet elektronike. Mesa duket Reforma në drejtësi ka prekur edhe ligjin e përgjimeve. Drafti i ri i cili po diskutohet tashme në Komisionin e Ligjeve ka pësuar ndryshime të shumta, një prej të cilave është edhe heqja e kompetencës së Prokurorit të Përgjithshëm si autoriteti pëgjegjës për lejimin e tyre, kompetencë e cila i kalon tashmë kryetarit të Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Aktualisht eskzistojnë dy lloje përgjimesh: përgjimi parandalues dhe përgjimi procedurial. Përgjimi parandalues është ai lloj përgjimi që aplikohet nga institucionet e sigurisë (SHISH, SHKB, SHIU, etj). Ky lloj përgjimi shërben për të siguruar të dhëna për vepra penale, në bazë të informacioneve. Ky lloj përgjimi nuk shërben si provë në gjykatë, por shërben si indicje për nisje hetimi. Përgjimi procedurial është ai lloj përgjimi që kryhet pasi është regjistruar procedimi penal në Prokurori dhe vlen si provë në gjykatë.

Aktualisht me ligjin e tanishëm, për të dy llojet e përgjimit, institucioni autorizues është Prokurori i Përgjithshëm.  Pra, për përgjimet parandaluese, institucionet e sigurisë (SHISH, SHIU, SHKB, etj) ia dërgonin kërkesat për miratim Prokurorit të Përgjithshëm. Për përgjimet proceduriale, prokurorët, pasi vendosnin për përgjim, ia nisnin kërkesën për autorizim Prokurorit të Përgjithshëm.

Ndryshimet

Për përgjimet parandaluese, pra për kërkesat e institucioneve të sigurisë (SHISH, SHIU, SHKB, etj) autorizimi do të jepet nga kryetari i Gjykatës së Posaçme të Apelit. Pra, Prokurori i Përgjithshëm nuk do të jetë më autorizuesi për përgjimet parandaluese. Për përgjimet proceduriale (pra, me vendim prokurori), ka dy nënndarje: -Për hetimet në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), autorizimi për përgjime proceduriale do të jepet nga Kryetari i Gjykatës së Posaçme të Apelit.

-Për hetimet në kompetencë të prokurorive të përgjithshme, autorizimi për përgjimet proceduriale do të jepet nga Prokurori i Përgjithshëm. Këto ndryshime janë miratuar në Komisionin Parlamentar të Sigurisë dhe janë në përfundim të shqyrtimit në Komisionin Parlamentar të Ligjeve.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej