Ka than' i moçmi: 

"Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashk dy shqiptarë."

 
                                                                                        -Gjergj Fishta

Ligji i fishkëllimës, burra e djem që ngacmojnë e ndjekin gratë e vajzat në rrugë

Nga Media 0

Nga Marsi Simo

Një vajzë apo grua që ecën rrugës ndihet jo pak herë e bezdisur, por edhe e dhunuar verbalisht nga fishkëllimat, fjalët banale apo ngacmime të ndryshme. Nuk ka rëndësi, nëse është herët në mëngjes apo kur bie mbrëmja, sepse ata të cilët mendojnë se kanë të drejtën të ngacmojnë një vajzë, do ekzistojnë përherë. Edhe nëse një vajzë vesh pantallona, fustan, fund apo minifund sërish do mbijë dikush që do fishkëllejë.

Në janar të këtij viti u hap një ekspozitë në Molenbeek, Bruksel, e cila shfaqi veshje të ndryshme që kishin viktimat, në momentin kur u përdhunuan. Përmes 18 veshjeve të shfaqura gjendej një bluzë fëmije. “Janë veshje krejtësisht normale! Janë veshje të njerëzve normalë, madje është edhe bluza e një fëmije me një shkrim “My Little Pony”, thotë Lieshbeth Kennes, një prej organizatoreve të ekspozitës.

Nëse duam të shfaqësojmë abuzuesit, besoj se këto ngjarje do vijojnë të ndodhin kudo dhe kurdo.

Madje, shpesh dëgjohet se vajzat që vishen provokuese duke nxjerrë në pah pjesë të trupit të tyre e meritojnë çdo fishkëllimë apo më tepër. Në këtë arsyetim nuk mund të mbështeten mendje të logjikshme, por vetëm ato perverse dhe fatkeqe. Nuk mund të kthehet legjitime një sjellje patriarkale, masikilste dhe seksiste.

Sipas një studimi në vitin 2016, nga ActionAid u vu re që nga të dhënat rezultoi se 79% e grave që jetonin në qytetet e Indisë, 86% në Tailandë dhe 89% në Brazil kanë qenë pjesë e ngacmimeve në publik, si dhe 75% e grave në Londër. Madje, këtyre shifrave mund t’i shtonim një pjesë të atyre vajzave dhe grave, të cilat nuk e raportojnë ngacmimin në rrugë si problem, sepse mund t’iu duket normale që të dodhen në një situatë të tillë, apo kanë turp ta raportojnë.

Në Shqipëri nuk kemi asnjë studim të tillë, qoftë edhe të përafërt, për të kuptuar sa negativ është si fenomen, por sigurisht që nuk jemi të verbër, pasi histori ngacmimi kemi parë dhe dëgjuar shumë. Në një diskutim në rrjetet sociale disa vajza shprehen kështu në lidhje me këtë temë:

Çdo herë kur mbaroj punën dhe nisem për në shtëpi ndodh që tmë ndalojnë vetura te këmbet dhe më ngacmojnë.

Ndodh dhe të më ndjekin pas deri tek pallati.

Por…, ndodh edhe kur dal me dy fëmijët e mi të kem ngacmime të ndryshme.”

Unë nuk di t’i numëroj rastet e ngacmimit në rrugë. Nuk di t’iu them ngacmojnë më shumë djemtë e rinj apo burrat. Dikur edhe ndaloja tek-tuk dhe i qortoja, por më ktheheshin më keq a thua ishte e drejta e atyre fjala.”

Mbaj mend, kur isha e vogël po kthehesha nga shkolla dhe një i moshuar m’u vu nga mbrapa. Nuk e di çfarë fliste, por ika me vrap nga frika.”

Në Francë, ministrja e Barazisë Gjinore, Marlene Schiappa, po diskuton për një ligj të ri që mund të gjobitë burrat që bëjnë komente me zë të lartë, apo që i ndjekin ato ose bllokojnë rrugën e tyre, ku mund të gjobiten me më shumë se 400 dollarë.

Në Belgjikë ekziston ky ligj që në vitin 2014. Madje, në vitin 2016 një rast, i cili u bë shumë i përfolur ishte, kur një burrë ofendoi një police, e cila e kishte ndaluar atë për shkelje të rregullave të trafikut. Burri në fjalë që mori 1000€ gjobë, hodhi komente seksiste për uniformën duke i thënë që do t’i shkonin më shumë tesha të tjera.

Me siguri shumë persona janë të mendimit që në vendin tonë ka gjëra më të rëndësishme sesa fishkëllimat e djemve apo vendosja e një ligji kundër ngacmimit në publik. Por, a e kuptoni dot se siguria në rrugë dhe integriteti i njeriut është baza e jetës?!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej