Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Liga e Kombeve, Shqipëria me Serbinë dhe Greqinë në divizionin C

Nga Klodiana 0

UEFA ka konfirmuar këtë të mërkurë katër ligat që do të nxjerrin pretendentët për Ligën e Kombeve, menjëherë pas përfundimit të kualifikueseve të zonës së Europës për Botërorin “Rusi 2018”.

LIGA A

Në Ligën A marrin pjesë Gjermania, Portugalia, Belgjika, Spanja, Franca, Anglia, Zvicra, Italia, Polonia, Islanda, Kroacia dhe Holanda (që i merr vendin Uellsit). Ekipet do të ndahen në 4 grupe me nga 3 skuadra, e fituesit e secilit grup do të përballen për fazën finale të Ligës së Kombeve, me gjysmëfinalet, “finalen e vogël” dhe finalen e madhe në qershor të vitit 2019, për të mësuar edhe fituesin e Ligës së Kombeve. Vendi organizator do të përcaktohet në dhjetor të vitit 2018, e do të jetë njëri prej skuadrave finaliste. Katër ekipet që do të përfundojnë të fundit në grupe do të bien në Ligën B për edicionin e 2020-s, ndërsa 4 ekipet e renditura më lart, të cilat nuk kualifikohen për Euro 2020, do të luajnë në “play off”-in e marsit të 2020-s për të përcaktuar të kualifikuarin në finale.

LIGA B

Liga B përbëhet nga Austria, Uellsi, Rusia, Sllovakia, Suedia, Ukraina, Republika e Irlandës, Bosnje-Hercegovina, Irlanda e Veriut, Danimarka, Republika Çeke dhe Turqia. Këtu, ekipet do të ndahen në 4 grupe me nga 3. Fituesit e grupeve do të ngjiten në Ligën A, ndërsa 4 të fundit do të zbresin në Ligën C për kompeticionin e ardhshëm që do të luhet në 2020-n. Katër ekipet e renditura më mirë, por që nuk kualifikohen për Euro 2020, do të zhvillojnë “play off”-in e marsit 2020 për të kualifikuarin në finale.

LIGA C

Në Ligën C, ku bën pjesë edhe Shqipëria, janë gjithashtu edhe Hungaria, Rumania, Skocia, Sllovenia, Greqia, Norvegjia, Mali i Zi, Izraeli, Bullgaria, Finlanda, Qipro, Estonia dhe Lituania. Ekipet këtu do të ndahen: Një grup me 3 skuadra dhe tre grupe me nga 4 skuadra. Katër fituesit e grupeve do të ngjiten në Ligën B, ndërsa 4 të fundit do të zbresin në Ligën D për edicionin e 2020-s. Ndërkohë, 4 skuadrat e renditura më mirë por që nuk kualifikohen në “Euro 2020”, do të zhvillojnë “play off”-in për të diskutuar një kualifikues në finale.

LIGA D

Liga D dhe e fundit përbëhet nga Azerbajxhani, Maqedonia, Bjellorusia, Gjeorgjia, Armenia, Letonia, Ishujt Faroe, Luksemburgu, Kazakistani, Moldavia, Lihtenshtajni, Malta, Andorra, Kosova, San Marino dhe Gjibraltari. Ekipet këtu do të ndahen në 4 grupe me nga 4 skuadra. Fituesit do të ngjiten në Ligën C për edicionin e 2020-s, ndërsa katër ekipet e renditura më mirë, por që nuk kualifikohen për Euro 2020, do të luajnë “play off”-in për një vend në finale.

Liga e Kombeve          

LIGA A

Vazo 1

Gjermani

Portugali

Belgjikë

Spanjë

Vazo 2

Francë

Angli

Zvicër

Itali

Vazo 3

Poloni

Islandë

Kroaci

Holandë

LIGA B

Vazo 1

Austri

Uells

Rusi

Sllovaki

Vazo 2

Suedi

Ukrainë

Rep. Irlandës

Bosnje Hercegovinë

Vazo 3

Irlandë e Veriut

Danimarkë

Republika Çeke

Turqi

LIGA C

Vazo 1

Hungari

Rumani

Skoci

Slloveni

Vazo 2

Greqi

Serbi

SHQIPËRI

Norvegji

Vazo 3

Mali i Zi

Izrael

Bullgari

Finlandë

Vazo 4

Qipro

Estoni

Lituani

LIGA D

Vazo 1

Azerbajxhan

Maqedoni

Bjellorusi

Gjeorgji

Vazo 2

Armeni

Letoni

Ishujt Faroe

Luksemburg

Vazo 3

Kazakistan

Moldavi

Lihtenshtejn

Malta

Vazo 4

Andorrë

KOSOVA

San Marino

Gjibraltar

Datat

Java I          6–8 Shtator 2018

Java II         9–11 Shtator 2018

Java III        11–13 Tetor 2018

Java IV        14–16 Tetor 2018

Java V         15–17 Nëntor 2018

Java VI        18–20 Nëntor 2018

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej