Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

“Lidhe rripin Kiki”…Veliaj kopjon Kryetarin e Bashkisë së Oklahomës?

Nga Media 0

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj shpesh është ironizuar në rrjet për shkak të imitimit nga ana e tij të disa liderëve ndërkombëtarë.

Por ai duket se nuk e ka harruar sërish “vesin”. Së fundi i kopjuari i radhës është Kryetari i Bashkisë së Oklahomës. David Holt duke parë aksidentet e shumta që po ndodhnin në rrugë vendosi të sensibilizojë qytetarët duke shkruar në tabletat e rrugëve “Buckle up Keke, Stay in your car,” që do të thotë “Lidhe rripin Keki, rri brenda makinës.” Kjo pasi shumë të rinj, për të realizuar sfidën #InMyFeelingsChallenge dilnin nga makina në rrugë duke kërcyer.

Megjithëse aksidentet në rrugët e Shqipërisë janë të shpeshta, krejt e kundërta është në Tiranë.  Por siç duket Veliaj është tunduar nga kjo gjetje të cilën e ka kopjuar për ta përshtatuar për shqiptarët.

Ai ka publikuar një foto nga rrugët e Tiranës në rrjetet sociale ku shihet mesazhi i shkruar:  “Lidhe rripin Kiki! Drake do të të mirëkuptojë!”

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej