“Libri i Burgut” dhe një poezi nga Arshi Pipa

Duhet të lëçisni

Kulla më e lartë në botë vishet kuq e zi (Film)

Kulla më e lartë në Dubai, Burj Khalifa është veshur kuq e zi në festën e flamurit tonë kombëtar. Videoja kur Burj Khalifa vishet me...

Rritet numri i të shtruarve në spitalet Covid, ja si paraqitet gjendja e tyre

Edhe ditën e sotme në vendin tonë u shënua një tjetër shifër e lartë viktimash nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit sipas të...

16 humbje jete dhe 545 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë vijon të mbetet i lartë. Covid-19 ka marrë 16 jetë në 24 orët e fundit në...

Përmbytjet shkaktojnë tragjedi në Itali, tre të vdekur dhe dy të zhdukur

Moti i keq ka shkaktuar të paktën tre viktima në zonën e Nuorese-s në ishullin Sardegna të Italisë. Mediat italiane raportojnë edhe për dy të...

“Kanali”, inspektim dantesk në kampin e shfarosjes së Maliqit, Vloçisht, poema me 26 sonete  si një ndër ekuivalentet e “Ferrit” të Dantes në letërsinë shqipe

Nga Agron Tufa

Arshi Pipa e shkroi këtë poemë tinëz, përmbys, në një shtrat spitali të Korçës, drejt në një tefter letrash duhani dhe e tillë ka shpëtuar e ruhet dorëshkrimi i saj unikal, tek e motra. Është një ndër figurat poliedrike që i bën nder çdo kulture të madhe të euroamerikës, ku në fakt pati sukses vepra e tij në shumë gjuhë, sikundërse dhe kariera e tij si profesor i universiteteve amerikane. Për turp, vepra e tij ende nuk është botuar as në një të dhjetën e saj, rjedhimisht mbetet e panjohur.

Nëse flasim për letërsi në kuptimin e lartësuar të veprës artistike, atëherë do të veçoja menjëherë këtu kontributin kapital që ka në këtë drejtim poezia e Arshi Pipës (“Libri i Burgut”, Romë 1959) dhe sidomos poema e tij sonetike “Kanali”, një inspektim dantesk në kompin e shfarosjes së Maliqit, Vloçisht. Mendoj se kjo poemë me 26 sonete do të ishte një ndër ekuivalentet e “Ferrit” të Dantes në letërsinë shqipe. Mjafton të përmend këtu sonetin e parë hapës, për të nënkuptuar lëndën e kësaj poeme:

Nga Korça bumbullon. Currila shiu

rrjedhin prej mushamás mbi krena e shtroje.

Pështillen, struken gjindja ndër mbuloje:

Nji lamsh ku qelben recka e mish njeriu.

Mbramje. Dikush përbrî qet gjak për goje.

Këndon letas mbatanë nji fmí arxhiu.

Ky grindet për pak uj qi shoku i piu;

Ai shán se i vodhën bukën. Hín nji roje.

Shkopinj e shqelma. Britma. Frín bilbili.

Pushim. E dergjet lodhja, prân secili,

E flên kush mundet për atë natë me fjetë.

Si lazaret rënkon e fshân baraka.

Nesër të gjithë i pret kanali, brraka,

veç atyne qi pret nji vorr i shkretë.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Kulla më e lartë në botë vishet kuq e zi (Film)

Kulla më e lartë në Dubai, Burj Khalifa është veshur kuq e zi në festën e flamurit tonë kombëtar. Videoja kur Burj Khalifa vishet me...

Rritet numri i të shtruarve në spitalet Covid, ja si paraqitet gjendja e tyre

Edhe ditën e sotme në vendin tonë u shënua një tjetër shifër e lartë viktimash nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit sipas të...

16 humbje jete dhe 545 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë vijon të mbetet i lartë. Covid-19 ka marrë 16 jetë në 24 orët e fundit në...

Përmbytjet shkaktojnë tragjedi në Itali, tre të vdekur dhe dy të zhdukur

Moti i keq ka shkaktuar të paktën tre viktima në zonën e Nuorese-s në ishullin Sardegna të Italisë. Mediat italiane raportojnë edhe për dy të...

Pandemia koronavirus, 400 mijë viktima në Europë

Rreth 61 milionë raste me Covid-19 numërohen zyrtarisht në të gjithë botën që prej fillimit të pandemisë, që u ka marrë jetën më shumë...