Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Lezhjani tentoi të hidhet nga vinçi: Ish-gruaja s’më lejon të takoj fëmijët

Nga Media 0

Nje 35-vjeçar nga Lezha ka tentuar të hidhet nga një vinç në qendër të Tiranës pasditen e kësaj të hëne.

Pasi qëndroi rreth një orë në vinç, Sajmir Zalli vendosi të zbresë. Ai ka rrëfyer se shkak për këtë veprim ekstrem është fakti se ish-gruaja nuk e linte të takonte dy fëmijët e tij.

35-vjeçari është divorcuar nga ish-bashkëshortja në vitin 2014, ndërsa ka kërkuar në komisariat që t’i çojnë pranë edhe fëmijët.

Nga ana tjetër ish-bashkëshortja e tij e kontaktuar nga policia thotë se me vendim gjykata ja ka lënë asaj kujdestarinë e fëmijëve, por ajo nuk e ka penguar Sajmir Zallin t’i takonte ata. Sipas saj ai kishte një sjellje jo të pëlqyeshme pasi shpesh herë konsumonte alkool.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej