Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Lezhë/ Sekuestrohen 190 kg marijuanë në dy operacione

Nga Loneta 0

Forcat policore kanë goditur 2 raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, ku kanë vënë në pranga katër persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Operacioni i parë u zhvilluar në Kurbin. Në vendin e quajtur Fushë-Mamurras u kap në flagrancë mjeti tip Opel me targa AA 605 IC ku brenda tij ishte fshehur lëndë narkotike e paketuar me peshë 153.5 kg.

Policia arrestoi tre persona të dyshuar si poseduesit e kësaj lënde narkotike:

-Agron Prelaj , 40 vjeç, banues në Tiranë

-Albert Haxhia, 27 vjeç, banues në Tiranë

-Lek Lari , 40 vjeç, banues në Krujë

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi A.M. 42 vjeç, banues në Tiranë i dyshuar si bashkëpunëtor si dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpuntorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Ndërkohë në Lezhë, në fshatin Mërqi, u gjetën dhe u sekuestruan 36.5 kg lëndë narkotike marijuanë gjatë kontrollit të ushtruar në banesen e shtetasit Zef Lekaj, 57 vjeç, banues në Lezhë i cili u arrestua në flagrancë  si posedues i saj.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej