Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Lezhë, makina me drogë bie në humnerë

Nga Media 0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Kalivaçit në Lezhë, ku përpasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit Tonin Ndreca.

Automjeti, në të cilin kishte lëndë narkotike ka humbur kontrollin e makinës duke rënë në humnerë.

Ndonëse ngjarja ka ndodhur gjatë natës, policia ka shpërndarë vetëm para pak minutash njoftimin zyrtar.

Njoftimi i policisë: 

Mirditë

Informacion paraprak

Në rrugën rurale që lidh fshatrat Kaçinar- Mirditë – Kaluer në Lezhë, në një terren të theksuar malor, shtetasi T.N. 34 vjeç, banues në Mirditë, duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit duke rënë poshtë urës ku ka humbur jetën.

Në mjet ndodhej vetëm drejtuesi.

Nga kqyrja e mjetit, është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej