Ka than' i moçmi: 

Gabimi i atij që punon me dëshirë dhe endje, është më i mirë se të qëlluarit e atij që punon pa dashur."

- Sami Frashëri

Lezha 20 orë pa drita

Nga 27.al 0

Nga Ahmet Zani

Pjesa më e madhe e qytetit të Lezhës është zhytur në errësirë prej afro 20 orësh. Energjia elektrike është ndërprerë qysh prej mesnatës së shkuar dhe nuk është rikthyer ende.

Shkak për këtë situatë është bërë një defekt i rëndë në linjen nëntokësore, i cili ende nuk është riparuar. Sipas të dhënave kabulli elektrik që furnizon me energji qytetin ka shpërthyer në flakë pranë Prokurorisë dhe kjo ka bërë që të digjet një pjesë e kosiderueshme e tij.

Gjatë gjithë ditës së sotme punonjësit e OSHEE-së në Lezhë kanë punuar për riparimin e defektit, por pa mundur të rikthejnë energjinë elektrike në zonat ku mungon. Kjo ka bërë që në qytet të gumzhijnë gjeneratorët, ndërkohë që mungesa e dritave ka sjellë edhe ndërprerje të ujit të pijshëm në pjesën më të madhe të Lezhës. Të penalizuar nga kjo situatë janë me qindra familje dhe biznese, ndërkohë që ende nuk dihet se kur mund të rikthehet energjia elektrike.

Kjo nuk është hera e parë që Lezha zhytet në errësirë të plotë për orë të tëra e kjo vjen për shkak të rrjetit elektrik të lodhur.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>