Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Letra që ka pushtuar rrjetin/ Lamtumirë Shqipëri, Amerika po më pret…

Nga Media 0

Lamtumirë Shqipëri, e mbi të gjitha lamtumirë të gjithëve ju…Amerika po më pret… Më në fund mora lajmin që po prisja me padurim e që e kam mbajtur të fshehtë për shumë kohë…do të iki larg nga ky shtet për të realizuar projektet e mia dhe nuk mund ta çoj dot dëm këtë shans që m’u dha… E vërteta është se dua të qëndroj këtu por është një shans i ri dhe kam shumë pak ditë për t’iu përshëndetur të gjithëve. Do t’i kaloj këto ditë këtu me familjen dhe miqtë më të afërt. Do të doja t’iu përshëndesja të gjithëve personalisht një e nga një, por nuk mundem ta bëj dot për çështje kohe. Ju premtoj që do ta kem secilin nga ju në mendje e në zemër dhe që s’do t’iu harroj. Ju falenderoj për momentet e gëzuara që kam kaluar me secilin prej jush, e me falni nëse ndonjëherë jam treguar pak “arrogant”. Por të gjithë ju më njihni dhe e dini që edhe nëse e kam bërë e kam bërë pa të keq… Shpresoj të kthehem sërish…Mirupafshim, fat e mbarësi të gjithëve!
Kjo është letra që ka shkruar Xhevria…kush dreqin e di kush është Xhevria por thjesht m’u duk interesante ta ndaja me ju. Rrugë të mbarë Xhevrie!

*Kjo letër është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale, ndërsa edhe një herë është dëshmuar mania e shqiptarëve për të mos i lexuar gjërat deri në fund pasi pjesa më e madhe i urojnë miqve të tyre: “Rrugë të mbarë”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej