Ka than' i moçmi: 

“ Hani, vidhni, hiç mos mbeten, mbretër sa të hani veten...”
                                                                                        -Petro Marko

Letra prekëse e familjes së DJ Avicii: Nuk mund të shkonte dot më tej!

Nga Klodiana 0

Familja e Avicii, yllit të muzikës elektronike që vdiq një javë më parë në Oman, ka nisur një komunikatë për mediat që të bën të kuptosh se DJ i famshëm ka shkuar drejt një vetëvrasje. Gjithçka duhet të zbulohet nga policia, edhe pse fjalët e familjarëve lënë shumë dyshime: “Tim nuk nuk mund të shkonte më tej. Donte të gjente paqen dhe punoi me ritme që e çuan në niveli të një stresi ekstrem”.

Burimet policore në raportimet e tyre të para përjashtojnë mundësinë e një piste kriminale, ndërsa fjalët e familjarëve të krijojnë një tjetër përshtypje.

“Timi ynë ishte një kërkim të vazhdueshëm. Shpirti i tij i brishtë artistik ishte në kërkim të përgjigjeve esenciale. Një perfeksionist që ka udhëtuar dhe punuar shumë fort me një ritëm që e ka çuar në një stres ekstrem. Kur mbaroi turin, dëshironte të gjente një ekuilbër në jetë, për të qenë i lumtur dhe të bënte atë që dëshironte më shumë: muzikën. Vuante nga medimet e tij për domëthënien e jetës dhe të lumturisë. Nuk mund të shkonte më tej. Donte të gjente paqen. Tim nuk ishte krijuar për të qenë një makinë; ishte djalosh i ndjeshëm që dashuronte fansat e tij dhe evitonte të ishte në qendër të vëmendjes. Do ta duam gjithnjë dhe jemi të trishtuar sepse na mungon”, shkruhet në komunikatë. Dhe në fund një tjetër mesazh dashurie: njeriu që ishe dhe muzika jote meritojnë të mbajmë gjallë kujtimin tënd për gjithnjë. Të duam shumë, familja jote”.

Pak ditë pas vdekjes, komunikata e parë që familja nisi ishte për të gjithë ata që u kishin qëndruar pranë për vdekjen e Tim: “Duam t’ju falenderojmë për mbështetjen dhe fjalët e dashurisë për djalin dhe vëllain tonë. Përulemi përpara të gjithë atyre që e donin muzikën e Tim dhe kanë kujtime të çmuara nga këngët e tij. Ju falenderojmë të gjithëve për inciativat tuaja për të na nderuar”, shkruhej ndër të tjera.

/top-channel.tv/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej