Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Letra e OSBE për Ramën, reagon ish ministri: Qenka gjallë!

Nga Klodiana 1

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas letrës së OSBE drejtuar kryeministrit Edi Rama, pas paralajmërimeve të këtij të fundit për regjistrimin e portaleve on line, ose në të kundërt rrezikojnë mbylljen.

Përmes një reagimi në Facebook, Manjani thotë me ironi se OSBE qenka gjallë dhe po i kërkon hesap kryeministrit.

“Gjallë qenka OSBE. Por ajo në Vienë se kjo në Tiranë s’nuk…! I paska kërkuar hesap Kryeministrit…”- thotë Manjani, ndërsa ka publikuar edhe letrën e OSBE.

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, në një letër drejtuar kryeministrit Rama shprehu shqetësimin në lidhje me këtë çështje, ndërsa shkruan se nisma mund të ketë efekt shumë negativ në lirinë e medias.

Loading...

Komente (1)

  1. Prite kur te thote KM qe s’kemi me nevoje per OSBE-ne…e ta perzeje edhe ate!

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej