Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Letër për Edi Ramën dhe Lindita Nikollën

Nga 27.al 0

Nga Dhimitër Zguro*

Do doja t’iu drejtohesha me “zoti” dhe “zonjë”, por nuk mundem ta bëj kryeministër, sepse mendoj që ju nuk e meritoni, pasi rregullat e lojes i ndryshuat në “45 minutëshin” e dytë, meqë ju pëlqejnë shembujt nga futbolli.

Tani thoni se më të mirë zgjedhin të parët. Cili është më mirë o Edi-kryeministër ai që e ka mesataren 9.36 apo ai që e ka mesataren 7.1?!

Nje grup maturantesh duke protestuar para selise se kryeministrise, ku kane kundershtuar skemen e re te pranimit te studenteve ne universitete, pasi ndonese kane mesatare te larte nuk kane fituar./r/n/r/nA group of graduates protesting in front government headquarters, where have objected the new scheme to admission of students in universities, as although have high average they have not win.

Kush është më i mirë, ai i FRESSHIT-i me 6.5 apo ai që mëson, megjithëse nuk ka drita në shtëpi, se ja ke prerë ti o shef dhe e ka mesataren 8.9?

Shumë prej nxënësve të dobët moj Lindita-ministre, se mbase nuk e di, ngaqë vajza jote studion në Francë, zgjedhin lëndët shoqerore, pasi Matematika e Avancuar nuk është arma e tyre më e fortë. Sigurisht që ka edhe nxënës të mirë që zgjedhin lëndët shoqërore, pasi kanë prirje për to. Por, shumicës që kanë zgjedhur Matematikën e Avancuar u mohohet e drejta e studimit të Filozofisë/Sociologjisë/Psikologjisë. Dhe kjo për fajin e kurrikulës auaj, sepse nuk i njehsoni lëndët me zgjedhje në gjithë Shqipërinë. Kështu për shembull në Durrës, nxënësit bëjnë dhe Matematikë të Avancuar dhe Letërsi të Avancuar në të njëjtën kohë, ndërsa në Korçë nxënësit bëjnë vetëm njërën prej këtyre lëndëve të avancuara.

A ju duket se është e drejtë kjo? Mbase po, mbase jo. Me siguri që nuk ia ka idenë as Edi-kryeministër që edukimin e Zahos do ia besoje me shumë gjasë një shkolle private dhe as Lindita-ministre që edukimin e vajzës nuk ia ka besuar sistemit që ndërtoi vetë, por Francës.

Dikush nga ju, do thotë po ty ç’të duhet që merresh me hallin e maturantëve? Por ja, që o shokë e shoqe, edhe unë do jem maturant pas një viti. E njëjta gjë do më ndodhë dhe mua, ndaj po reagoj.

* Në kërkim të respektit, një maturant i sistemit shqiptar.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej