Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Letër e Çamërisë drejtuar Mit’hat Frashërit: Refugjatët grekë po na grabisin ushtria po i ndihmon

Nga Media 0

Prill 1924/ Kur qeveria greke vendosi të shpërngulë në mënyrë të dhunshme popullsinë e Çamërisë duke sjellë dy herë me nga 1500 refugjatë nga Ponti në Gumenicë

Dokumneti që 27.al publikon sot flet për maskrat e Greqisë kundër popullsisë së Çamërisë qysh në vitin 1924. Është një nga ato dëshmirtë që e hedh poshtë të gjithë pretenedimin e palës grekë se çështja e Çamërisë nuk mund të hapet sepse sipas tyre, ata nuk përfitojnë pasi akuzohen për kolaboracionistë.  Të gjitha pretendimet e palës greke mbështeten në akuza të pabaza të viteve 1940. Por masakrat e tyre ndaj popullsisë së Çamërisë nisin shumë më herët dhe dokumenti që publikojmë më poshte flet pikërisht për genocidin e palës greke ndaj popullsisë së Çamërisë në vitin 1924. Në atë kohë Greqia po tentonte të pastronte Çamërinë nga popullsia çame përmes vendosjes në trojet e tyre të refugjatëve grekë të sjellë nga vende të dnryshme të greqisë.

Ishte prilli i vitit 1924,  kur qeveria greke kishte nisur një valë sulmesh ndaj popullsisë së Çamërisë, duke sjellë në tokat e tyre refugjatë grekë nga vende të tjera. Synimi ishte që popullsia e Çamërisë të  largohej me dhunë nga tokat e tyre dhe për këtë, grekët kishin menduar në mënyrë djallëzore ta realizonin përmes luftës së refugjatëve ndaj popullsisë vendase në Çamëri.

Në këto kushte, një përfaqësues i Çamërisë, i shkruan një letër Mithat Frashërit duke i kërkuar ndihmë pasi situate në Çamëri po përkeqësohej dita ditës.

Përfaqësuesit e Çamërisë, shkruajnë detaje rreth situatës së vështirë që ishte krijuar aso kohe në Çamëri, ku përveç refugjatëve që kishte sjellë shteti grekë, ishin edhe andartët grekë që vazhdonin me dhunën ndaj popullsisë së Çamërisë si deh një battalion me ushtarë të cilët ndihmonin refugjatët e sjellë nga qeveria greke për të zaptuar tokat e pasuritë e popullsisë së Çamërisë në Gumenicë e në Janinë.

I ndershmi L Skëndo

Sikundër u kesha shkruar më parë, këtu në Gumenicë ardhën për së dyti herë 1500 refugjatë të Pontit dhe për tu vendosur këtu në Çamëri , ardhi vetë Nomarhi i Prevezës, i cili mbeti tre ditë këtu. Ai i vendosi refugjatët pranë fshtrave tona dhe iku . të nesermen dërgoi një sekretar të Nomarhis Spiro Lazaro.

Keta refugjatë janë shumë të ashpërsuar kundër shqiptarëve të Çamërisë, na rrëmbëjne arat, kopshtet dhe qeveria nuk vepron.

Nuk mjaftojnë gjtihë ato që po heqim nga pontrit, por qeveria dërgon për tymerrin tonë një battalion ushtarësh. Për asfalinë të 14 Epitropisë që do të vijë këtu në Çamëri, gjoja mos bahet shembull i Kakavijës prej andartëve që ardhën në Çamëri.

Zotni, pozitat dhe situate jonë këtu në Çamëri është shumë keq dhe tue mbajtur idenë se Çamëria nuk ka ndonjë përkrahje, do të detyrohen të kërkojnë ç’këmbimin.

14 Epitropija ardhi në Janinë dhe sot shkoi për Pargë.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej