Ka than' i moçmi: 

Gabimi i atij që punon me dëshirë dhe endje, është më i mirë se të qëlluarit e atij që punon pa dashur."

- Sami Frashëri

Leskaj: Nuk ka ende një marrëveshje PS-LSI

Nga Media 0

Deputetja socialiste, njëherësh nënkryetare e kuvendit, Valentina Leskaj, thotë se ende nuk ka një marrëveshje mes PS-së dhe LSI-së për katër vitet e ardhëshme. Në një intervistë në News 24, Leskaj pranoi problematikën në marrëdhëniet mes dy partive duke theksuar se nuk mund të ketë unanimitet në çdo qëndrim mes PS-së dhe LSI-së.

Ne çdo lëvizje e shohim si traumatike.  Ndonjëherë stimulohet nga nevoja e shtypit për të prodhuar lajme. Është normale në vende demokratike që njerëzit të shprehen pro dhe kundër. Rëndësi ka për mua që ato që thuhen të jenë pro një qeverisje më të mirë.  Nëse do të kishte ndonjë marrëveshje të re (PS-LSI) do të kishte dalë në media. Ka një funksionim normal që do të duhet të ketë një koalicion. Nuk ka nevojë që të jemi unanim për çdo gjë”, tha Leskaj.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>