Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Leskaj letër KiE: Ndalimi i Haradinajt precedent i rrezikshëm

Nga Klodiana 0

“Ndalimi i Haradinaj në një vend anëtar të KiE-së dhe në bazë të një urdhri të vjetër arresti të Serbisë është i papritur e njëkohësisht i papranueshëm. Ai përbën një shkelje flagrante të të drejtave themelore të njeriut“, ka shkruar nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj në letrën e drejtuar Presidentit të Asamblesë Parlamentare të KiE-s, Pedro Agramunt, lidhur me ndalimin e Ramush Haradinaj në Francë.

Duke theksuar pafajësinë e dy Dhomave të Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë, si dhe dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, Leskaj nënvizon se ky ndalim krijon precedentë të rrezikshëm.

Letra e plotë

“Ky veprim jo vetëm që nuk ndihmon normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve por krijon precedentin e rrezikshëm të mosrespektimit të drejtësisë dhe shkeljes së të drejtat themelore të njeriut (vendimet e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë). Një ngjarje e tillë nuk mund ta lërë indiferent KiE-n, e cila është angazhuar seriozisht në promovimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut jo vetëm në Kosovë por në të gjithë rajonin e Ballkanit. Personalisht mirëpres një reagim dhe qëndrim të KiE-s si dhe kontributin e saj për lirimin e menjëhershëm të z. Haradinaj dhe sensibilizimin e të gjitha vendeve anëtare për mos përsëritjen e precedentëve të tillë në të ardhmen”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej