Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Le t’i duam plehrat

Nga Media 0

Nga Elma Doresi

Plehrat nuk kanë faj, a nuk mendon dhe ti kështu? Askush nuk zgjedh dot në jetë se çfarë duhet të jetë, kështu dhe ato. Dikujt i ra të ishte një qen, dikujt tjetër një flutur, dikujt tjetër një krimb, dikujt njeri (nejse, kjo kategori është një tjetër temë), ndërsa atyre i ra për risk të ishin plehra. E ç’faj kanë? E vërteta është se thellë thellë ne i duam plehrat.

E keni vënë re sa shpesh e përdorim emrin e tyre? “Ik andej plehrë/ Plehra kudo / O zot sa plehrë / Hidhi ato plehra / Ti je thjesht një plehrë / O plehrë …”etj !

Pra plehrat i shajmë, ama emrin ua përdorim. E pse atëhere duhet të marri trajtën e një gjëje të keqe kur sapo nis dita fjala e parë që dëgjojmë është: Mos harro plehrat! Pastaj futesh në ashensor dhe: Një plehrë tjetër! Ngjitesh në makinë bashkë me plehrat dhe merr drejtimin për tek vëndi i plehrave. Ndalon, zbret dhe përballesh vetëm me plehra, brenda dhe jashtë kazanit. Dhe aty ndalon, i shikonn, të dhimbsen, e thua :Idiot, plehra e ka vendin brenda kazanit, jo jashtë…Dhe të dhimbsen vërtetë aty jashtë, të hedhura vend e pa vend, disa madje u ka kaluar dhe makina sipër dhe janë bërë edhe më keq seç mund të kenë qënë, disave njerëzit dhe këto janë te vetmet plehra me fat sepse ka dhe nga ata që kanë rënë nën kthetrat e qenve…Aty kthej kokën dhe shoh plehrat e mia dhe i buzëqesh duke i thënë :Unë di t’i trajtoj plehrat…!

Kështu që le t’i duam plehrat, ato nuk kanë faj. Në fund të fundit, me plehrat do ta kalojmë jetën.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej