Ka than' i moçmi: 

“ Hani, vidhni, hiç mos mbeten, mbretër sa të hani veten...”
                                                                                        -Petro Marko

Le të ndërtohen 10 Turbina, po unë që punoj 11 vite si aktor dhe jam i papunë, ende nuk kam firmosur në bordero?

Nga Media 0

Nga Klodi Hoxha

Përsa i përket Teatrit Shqiptar, a të flas pak dhe unë?

Kam qënë pjesë e takimeve dhe diskutimeve të ndryshme përsa i përket godinës së teatrit dhe ligjeve. Absolutisht dhe unë jam kundër idesë së shëmbjes se Teatrit. Ai vend ka historinë dhe vlerat e veta, ku bëj pjesë dhe unë. Sikundër jam pro dhe godinës së re të quajtur “Turbina”, madje të ketë 10 “Turbina” të tjera do të ishte ideale, do të ishte një mundësi punësimi për të gjithë ne të “papunët” duke punuar, sepse ligjërisht dhe pse i angazhuar në Teatër dhe Film rezultoj i papunë.

Jam diplomuar në 2007, por dhe pse kam qenë pjesë e shumë produksioneve artistike, unë dhe shumë kolegë të tjerë rezultojmë pa punë.

Një pyetje kisha: 

Ne të “rinjtë” që po na vjen mosha e pensionit, kur do të punojmë? Pse të mos shtohet numri i aktorëve në Teatrin Kombëtar? Janë 28, pse të mos jenë 50?
Pse të mos kenë trupën e tyre dhe teatrot e tjera?

2007-2018, 11 vite që punoj dhe investoj për këtë profesion, por ende nuk firmos në bordero. Po vjen koha e pensionit pa pension. Benefitet nga ana monetare janë zero. E vetmja që na ngushëllon dhe na mban është ajo shpirtërore… Dhe pse familja nuk do shumë t’ia di këtë anë, apo fëmijët nesër.
Ky është halli im, por duke ju siguruar që është dhe i të gjithëve kolegve te mi, të cilët janë shumë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej