Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Le Petit Parisien 1913: Krerët e fiseve Hoti, Gruda, Kelmendi, Kastrati e Shkreli kundërshtojnë kufirin me Malin e Zi

Nga Media 0

Nga Aurenc Bebja

“Le Petit Parisien” ka botuar, të shtunën e 16 gushtit 1913, në faqen n°3, një shkrim mbi reagimin e fiseve të Malësisë kundër kufirit me Malin e Zi të vendosur në Konferencën e ambasadorëve në Londër.

Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë, për publikun shqiptar, rrëfimin e plotë të gazetës franceze :

Një kërcënim shqiptar

Vjenë, 15 gusht.

Korrespondenca shqiptare shkruan se në Shkodër krerët e fiseve Hoti, Gruda, Kelmendi, Kastrati dhe Shkreli kanë shkuar në grup pranë admiralit anglez Burney dhe i kanë thënë fjalët e mëposhtme :

“Fiset e Malësisë nuk e njohin kufirin e vendosur nga konferenca e ambasadorëve dhe nëse fuqitë e mëdha refuzojnë të dëgjojnë ankesat e paraqitura nga shqiptarët në memorandumin e tyre mbi kufirin e ri, lufta midis Malësorëve dhe Malit të Zi bëhet e pashmangshme.”

Deklarata të njëjta janë bërë në drejtim të konsujve të Austro-Hungarisë dhe Italisë.

Admirali anglez (Cecil Burney) dhe konsujt u përgjigjën se do t’i transmetonin këto deklarata qeverive të tyre. 

 © Dars (Klos), Mat – Albania https://www.darsiani.com/la-gazette/le-petit-parisien-1913-kreret-e-fiseve-hoti-gruda-kelmendi-kastrati-e-shkreli-kundershtojne-kufirin-me-malin-e-zi/

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej