Le Galois, 5 shtator 1928: Pse Zogu I dhe jo Skënderbeu III?

Duhet të lëçisni

16 humbje jete dhe 545 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë vijon të mbetet i lartë. Covid-19 ka marrë 16 jetë në 24 orët e fundit në...

Përmbytjet shkaktojnë tragjedi në Itali, tre të vdekur dhe dy të zhdukur

Moti i keq ka shkaktuar të paktën tre viktima në zonën e Nuorese-s në ishullin Sardegna të Italisë. Mediat italiane raportojnë edhe për dy të...

Pandemia koronavirus, 400 mijë viktima në Europë

Rreth 61 milionë raste me Covid-19 numërohen zyrtarisht në të gjithë botën që prej fillimit të pandemisë, që u ka marrë jetën më shumë...

Greqia “tregon dhëmbët”, blen automjetet e reja luftarake

Ushtria greke është pajisur me automjete të reja të blinduara. Mediat fqinje e raportojnë si “dritë jeshile”, e cila do të sjellë më shumë...

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Mars 2017

Në gazetën franceze, “Le Gaulois”, botuar të mërkurën e 5 shtatorit 1928, në faqen e saj n° 2, gjejmë një shkrim të sjellur nga gazetari me inicialet R. C., i cili shtron pyetjen se përse Ahmet Zogu mori titullin Zogu i I-rë dhe jo Skënderbeu i III-të.

Sigurisht që francezi e ka sqaruar këtë mister duke sjellur për lexuesin përgjigjen në vijim:

Na telegrafojnë nga Roma se në Napoli ekzistojnë dy familje Kastrioti Skënderbeu, pasardhës të heroit legjendar Gjergj Kastrioti, i thirrur ndryshe nga turqit Skënder bej, i njohur në të gjithë Lindjen si Skënderbeu në një fjalë të vetme dhe të transformuar nga shqiptarët në Skanderbeg.

Këto dy familje janë ato të Gjon Kastriotit Skënderbeut, markezit të Anletta-s, dhe Filip Kastriotit, baronit të Castelluccio-s.

Kur u pyetën, ata deklaruan që nëse mbreti i ri i Shqipërisë do të merrte titullin  Skënderbe, ata do të kishin paraqitur një ankesë në gjykatë, duke e ditur se titulli “Skënderbe” u përket në mënyrë ekskluzive atyre.

Shkresa shton se shumë koloni shqiptare në Siçili, Kalabri dhe Zara e kanë njohur mbretin e ri dhe se krerët e tyre i kanë dërguar atij telegrame urimi.

Ka mes 80 000 apo 90 000 shqiptarë që jetojnë aty prej dy shekujsh. Ata kanë ruajtur gjuhën dhe zakonet e tyre, duke qenë në të njëjtën kohë qytetarë të shkëlqyer italianë.

Ne e dimë se Crispi ishte me origjinë shqiptare, pasardhës i një familje që ka emigruar në Siçili para dy ose tre shekujsh.”

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit: https://www.darsiani.com/la-gazette/le-gaulois-5-shtator-1928-pse-zogu-i-dhe-jo-skenderbeu-iii/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

16 humbje jete dhe 545 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë vijon të mbetet i lartë. Covid-19 ka marrë 16 jetë në 24 orët e fundit në...

Përmbytjet shkaktojnë tragjedi në Itali, tre të vdekur dhe dy të zhdukur

Moti i keq ka shkaktuar të paktën tre viktima në zonën e Nuorese-s në ishullin Sardegna të Italisë. Mediat italiane raportojnë edhe për dy të...

Pandemia koronavirus, 400 mijë viktima në Europë

Rreth 61 milionë raste me Covid-19 numërohen zyrtarisht në të gjithë botën që prej fillimit të pandemisë, që u ka marrë jetën më shumë...

Greqia “tregon dhëmbët”, blen automjetet e reja luftarake

Ushtria greke është pajisur me automjete të reja të blinduara. Mediat fqinje e raportojnë si “dritë jeshile”, e cila do të sjellë më shumë...

NATO urim të veçantë për 28 Nëntor: Bashkohuni festës së aleatit tonë

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, NATO ka uruar Shqipërinë me rastin e 28 Nëntorit. NATO ka uruar Shqipërinë përmes Twitter, ku kanë postuar...