Ka than' i moçmi: 

 "Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet.”

                                                                                        -Filip Shiroka

Lazio mund Cheivo-n dhe pret një “dhuratë” nga Roma-Inter

Nga Klodiana 0

Lazio ka mundur 5-1 Chievo-n në javën e 21-të të kampionatit italian dhe është ngjitur në vendin e tretë të renditjes, duke parakaluar Inter-in që do të luajë mbrëmjen e sotme në “San Siro” kundër Roma-s. Në rast të një fitoreje të verdhekuqve, bardhekaltrit do ta mbanin pozicionin e tretë në klasifikim.

Luis Alberto ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 23-të të pjesës së parë, ndërsa miqtë kanë reaguar dy minuta më vonë me një gol të Puçiarelli-t. Gjithsesi, baraspesha nuk ka zgjatur shumë pasi Lazio është kthyer në avantazh me Milinkovic-Savic, i cili ka shënuar në minutën e 32-të.

Mesfushori bardhekaltër ka realizuar golin e tij të dytë personal dhe të tretin për ekipin e Simone Inzaghi-t në minutën e 68-të, duke dërguar shifrat në 3-1. Gjashtë minuta para fundit të ndeshjes ka ardhur edhe goli i Bastos që ka realizuar golin e katërt për vendasit, të cilët kanë shënuar edhe të pestin në minutën e 87-të me Nani-n. Lajmi i vetëm i keq për vendasit ka qenë dëmtimi i Immobile në pjesën e parë.

Në ndeshjet e tjera të Serisë A, Sampdoria ka marrë një fitore bindëse 3-1 në shtëpi kundër Fiorentina-s falë tregolëshit të realizuar nga veterani Fabio Quagliarella, i cili është ngjitur në kuotën e 15 golave në këtë kampionat. Goli i vetëm i miqve është shënuar nga Sanchez. Crotone ka fituar 3-0 luftën për mbijetesë me Verona-n dhe ka dalë nga zona e rënies nga kategoria. Me të njëjtin rezultat ka fituar edhe Bologna kundër Benevento-s, ndërsa Sassuolo-Torino dhe Udinese-Spal janë mbyllur në barazim 1-1.

mhttp://telesport.al/lazio-mund-cheivo-n-dhe-pret-nje-dhurate-nga-roma-inter/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej