Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Lasagna me kungull dhe presh si kuzhinë tradicionale shqiptare

Nga 27-shi 0

Kur Iva Tiço bëri një quizzInstagram, në të cilin pyeste: “E gjeni dot si quhet kjo pjatë e kuzhinës tradicionale shqiptare?”, pjesa më e mirë i përgjigjej lasagna. Në fakt, bëhej fjalë për një paça të Çamërisë, por ajo që të bën përshtypje ishte që lexuesit tanë të shtrenjtë e vlerësojnë lasagna-n pjesë të kuzhinës tradicionale.

Natyrisht, nuk ka asgjë të keqe që brenda natyrës së kuzhinës sonë të përshtatet edhe një pjatë që vjen nga gjetkë. Tek e fundit, kuzhina nuk është demonstrim i dashurisë kombëtare, përkundrazi ajo zhvillohet duke shkëmbyer me të tjerët. Italianët nuk do i kishin njohur recetat me pasta (makarona), nëse Marco Polo nuk do i kishte sjellë ato nga Kina. Sot, ata kanë me mijëra receta të këtilla, ndërsa ne, shqiptarët nuk kishim nevojë të shkonim deri në fund të botës t’i njihnim makaronat, sepse i kishim jufkat tona shumë të lashta, por i zhvilluam vetëm në një apo dy receta.

Ndaj, sot unë recetën time me lasagna po e trajtoj si kuzhinë tradicionale.

Për të zbuluar recetën kliko në: http://rozmarina.al/lasagna-me-kungull-dhe-presh-si-kuzhine-tradicionale-shqiptare/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej