“Të flasësh për historinë e Çamërisë duhen netë dimri…Jam 84 vjeç, isha fëmijë kur u lagova nga atje. Kam parë vrasje, të masakruar gjyshen, xhaxhin, vëllain dhe politika greke e shqiptare e fsheh. Akuzoj politkën greke dhe shqiptare që fshehin krimin. Ata që fshehin krimin janë fajtor për këtë krim. Qeveria greke të kërkojë falje, që të çlirohet, faj ka edhe Europa që e përkëdhel Greqinë. Duam të shkojmë të shikojmë shtëpitë tona, kemi edhe miq në Greqi, nuk i kishim të gjithë armiq, politika na pengon. Isha 9 vjeç kur më quajtën bashkëpunëtor”, tha Merxhushi.
Plagosje me thikë në Kavajë –
Një person mbeti i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në lagjen...