Ka than' i moçmi: 

"Besa, pra, mund të ketë shumë në këtë botë, atdheu është vetëm një."

- Çajupi

Largohet Lampard, i jep lamtumirën futbollit

Nga Klodiana 0

Frank Lampard i jep përfundimisht lamtumirën futbollit duke i dhënë fund një karriere 21 vjeçare.

“Pas 21 viteve të mrekullueshëm, vendosa që të mbyll karrierën time si futbollist”, shkruan Lamapard me anë të një postimi në “Instagram”.

“Kam marrë oferta të shumta për të luajtur, por jam 38 vjeç dhe e ndjej se ka ardhur koha që të hap një tjetër kapitull në jetën time. Jam krenar për trofetë që kam fituar, për faktin që kam përfaqësuar vendin tim në më shumë se 100 ndeshje dhe që kam mundur të shënoj mbi 300 gola në karrierën time”, shkruan Lampard.

 

Lampard është një prej lojtarëve të paktë që kanë luajtur mbi njëmijë ndeshje në karrierë, prej të cilave plot 607 vetëm në Premier League, ku numëron edhe 177 gola të realizuar dhe 102 asist. Ndërkohë, me përfaqësuesen angleze, Frank Lampard ka koleksionuar 29 gola në 106 ndeshje.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej