Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Largimi i call center, ministritë ulen në bisedime

Nga Skenderi 0

callcenter

Edhe pse në Itali diskutimet për ndryshimet në ligjin për delokalizimin e call center që pritet të rrezikojë jo pak sektorin në Shqipëri, kanë nisur që në muajin tetor, qeveria shqiptare nuk ka pasur asnjë reagim. Të paktën deri ditën e sotme kur mësohet se Ministria e Zhvillimit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka thirrur në një tryezë diskutimi drejtues të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, por edhe aktorë të tregut.

Sipas burimeve jo zyrtare, nga kjo mbledhje pritet të dilet me një vendim në lidhje me rrugët që do të ndiqen për të lobuar pranë qeverisë italiale. Ndërkohë mësohet se pala shqiptare, e përfaqësuar nga sipërmarrës do t’i drejtohet me një letër zyrtare Senatit italian, por edhe Federica Mogherinit, e cila është zëvendëspresidente e KE-së dhe komisionere për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë.

Përmes këtij projektligji qeveria italiane po tenton të forcojë masat ndaj fenomenit ‘dumping’ në sektorin sektorin e call center, që ka sjellë krizë në punësim dhe një rënie të vazhdueshme të marzhit të fitimit.

Hartuesit e këtyre amendimeve kanë parashikuar një ndërhyrje të dyfishtë që ka të bëjë si me shërbimin inbound, ashtu edhe outbound, si janë forcuar normat që rregullojnë fenomemin e delokalizimit. Gjithashtu janë parashikuar edhe sanksione të ashpëra administrative, siç janë gjobat që shkojnë deri në 150,000 euro.

Nga miratimi i këtij ligji sektori i call center në Shqipëri pritet të rrezikohet në një masë të madhe, duke qenë se në të janë punësuar rreth 25,000 persona, kryesisht të rinj.

/monitor.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>