Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Lali Eri merr hak për llogari të Edi Ramës. Shkarkon zyrtarët e PDIU-së, pse morën pjesë në protestë

Nga 27.al 0

Lali Eri ia gjeti anën të bjerë prapë në sy të Edi Ramës. Sot, në mëngjes ai shkarkoi nënkryetaren e Bashkisë se Tiranës, Kozeta Mesiti, e propozuar nga PDIU. Arsyeja është pjesëmarrja e saj në protestën e e thirrur nga opozita ditën e shtunë.

Por, nuk është mjaftuar me kaq, sepse është shkarkuar edhe drejtori i tregjeve, Sokol Hysa, po ashtu i propozuar nga radhët e PDIU.

Gjithashtu është shkarkuar edhe Drejtoresha e Qendrës Komunitare “Gonxhe Bojaxhi”, Arba Zaçe

 

Lali Eri zgjodhi të jetë “dhe i vetëm trim në luftë”.

Deklarata e PDIU-së për këto shkarkime:

Vendim hakmarrës e qesharak i Erion Velisë. E drejta për të protestuar në ditë pushimi, është e drejta e çdo qytetari që ka lindur para Lali Erit, që mendon se nënkryetaren e Bashkisë dhe një grusht të mbeturish të punësuar në bashki i ka peng…

Keqardhje për 12 mijë votat dhe 3 këshilltarët e PDIU-së që e kanë mbështetur deri më sot.

Bashkia është e qytetarëve dhe jo e partisë.

Erion Veliaj është shpejt të sillesh si Kryeministri…!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej