Ka than' i moçmi: 

“ Hani, vidhni, hiç mos mbeten, mbretër sa të hani veten...”
                                                                                        -Petro Marko

Lakrori i çobanit, tradita shekullore shqiptare

Nga Media 0

Lakrori i çobanit është një recetë e vjetër e traditës shqiptare, e përgatitur brez pas brezi nga amvisat sidomos në stinën e dimrit.

Një recetë tipike e ditëve të ftohta për t’i dhënë forcë organizmit falë vlerave ushqyese që kjo pjatë mbart nga përbërësit e saj.

Shijeplotë dhe fantastike për t’u shtruar në raste të ndryshme drekash e darkash familjare.

Sot, kjo recetë është është shndërruar në një gatim familjar, dhe jo vetëm kaq. Kjo pjatë speciale është edhe pjesë e menuve të ndryshme të restoranteve tradicionalë shqiptarë.

Në fakt, receta e lakrorit të çobanit është një recetë e përgatitur edhe në vende të ndryshme të botës dhe daton shekuj e shekuj më parë.

Kjo recetë shoqërohet mjaft mirë me sallata të freskëta të stinës, turshi të ndryshme e zahire të tjera të kuzhinës shqiptare.

Më poshtë receta e vjetër të lakrorit të çobanit, një mënyrë fantastike për t’u servirur në familje apo në tryeza mes miqsh.

Përgatitja e Lakrorit të çobanit në shtëpi

Përbërësit

Për 4-5 persona

1 filxhan çaji mish i grirë (250gr)

1 kokërr qepë mesatare

2-3 lugë gjelle vaj ulliri për kimën

1 lugë kafeje domate ose salcë domatesh

1 kg patate

1 gotë qumësht

2 lugë gjelle me gjalpë

1 kokërr vezë

2 lugë gjelle kaçkavall i grirë

kripë, piper, majdanoz

Përgatitja

Mishi i grirë kaurdiset me qepë të grira hollë. Shtohen domatet ose salca, kripë, piper dhe ujë.

Përzierja lihet të ziejë, sa të ngelet me pak lëng. Në fund hidhet majdanoz.

Përgatitet pure patatesh e trashë me gjalpë, qumësht, vezë dhe ndahet në dy pjesë.

Në një tavë të lyer dhe të pudrosur me galetë, vendoset gjysma e puresë.

Sipër saj hidhet kima e përgatitur dhe sheshohet.

Mbulohet me pjesën tjetër të puresë, spërkatet me gjalpë dhe me kaçkavall të grirë.

Tava vendoset në furrë dhe lihet të piqet sa të marrë ngjyrë të artë në sipërfaqe.

http://agroweb.org/organike/lakrori-i-cobanit-tradita-e-vjeter/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej