Ka than' i moçmi: 

Kjoft mallku ai bir shqyptari qi ket gjuhë t'perëndisë trashëgim q'ia la i pari trashëgim s'ia len ai f'misë."

- At Gjergj Fishta

Lajmi që Serbia do të sulmojë Kosovën, përgënjeshtrohet nga NATO

Nga Skenderi 0

Nga selia e NATO-s në Bruksel është përgjënjeshtuar  një shkrim i tabloidit serb “Informer”, i cili kishte shkruar se shefi i NATO-s gjatë vizitës në Prishtinë ua ka tërhequr vërejtjen presidentit Thaçi dhe kryeministrit Mustafa se “Serbia mund t’ju shkelë me ushtri brenda disa orësh” dhe se “do ta ketë mbështetjen ruse”, ndërkohë që NATO nuk do të “hynte aq lehtë në luftë me Rusinë për Kosovën”. Në NATO i hedhin poshtë këto shkrime si të pabaza.

“Artikulli i publikuar në ‘Informer’ lidhur me vizitën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Prishtinë, të premten e shkuar, është tërësisht i pabazë dhe përfshin citate të fabrikuara. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka përcjellë mesazhin e qartë dhe të hapur në rajon, duke bërë ftesë për vazhdimin e dialogut politik për normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës, i cili është në interes të tërë rajonit. KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e vet të OKB-së për të siguruar siguri dhe stabilitet për të gjitha komunitetet në Kosovë”, ka thënë zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungesku, shkruan sot Koha Ditore.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>