Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Lajmi i rremë që u shpërnda nëpër media e portale, zbulohet kush është iniciatori i kësaj çorbe

Nga Media 0

Nga Xhildinho Ozuni

Lajmi i rremë, që u shpërnda sot në lidhje me financimet greke të gazetarëve dhe personaliteteve shqiptare është përgatitur nga një individ i quajtur Festim Lato, i cili vetdeklarohet si “President i Rep. së Çamërisë”.

Fillimisht vasalët e Festim Latos(i cili ka mashtruar mjaft çamë) e përgatitën lajmin duke përmendur burime të rreme, në këtë rast gazetën greke Eleftheri Ora dhe më pas e publikuan, ditën e djeshme, në këtë blogspot: https://taulantribe.blogspot.com/2018/10/ja-kush-ka-perfituar-para-nga-greqia-ne.html?m=1

Ky link citon gazetën greke Eleftheri Ora si autore e publikimit por nuk ka asnjë provë ose qoftë edhe një foto të burimit, ku të jetë e shfaqur kjo listë e personazheve, që citohen në të. Nëse hyn në portalin e gazetën greke Eleftheri Ora, këtë lajm nuk e gjen kurrkund.

Por kjo nuk është hera e parë, që Festim Lato e bën këtë gjë. Në faqen e tij në Facebook, ai publikon lajme të rreme e konspiracione, ku vlerëson figurën e tij lart. Ai citon burime të rreme të gazetave greke përfshirë edhe Kathimerini siç e shihni në  fotot e mëposhtme.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej