Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Lagjia “geto” gati për t’u pastruar …

Nga 27.al 0

Nga Dorina Fejzullahu*

Lagjia Rrapisht e qytetit të Elbasanit ndryshe mund të quhet “geto”. Në këtë lagje shumica janë romë.

Natyrisht, meqë këtu jetojnë romët, lagjia është ding me plehra. Banorët kërkojnë pastrimin e tyre nëpërmjet futjes së makinave të vogla të pastrimit në rrugicat e ngushta të lagjes, pasi kazanët nuk i do njeri afër shtëpisë së tij.

1

Këtë kërkesë të banorëve ne, si aktivistë të organizatës LRER e shpalosëm në takimin me administratorin e lagjes “5 Maji”, Xhevahir Budani, i cili doli se ishte i painformuar për vete, ndaj na e bëri të të pamundur që kompania e pastrimit të heqë plehrat me një makinë të vogël.

Zotësi e tij e vetme ishte të na përcillte me fjalë të mira.

Ne nuk e lam me kaq dhe shkuam për të marrë informacion tek kompania e pastrimit të plehrave. Kjo kompani na thotë se makinat e vogla të pastrimit funksionojneë si në lagjen Kala dhe atë të Trenit. Duket në lagjen Rrapisht nuk vjen, meqë shumica jonë është rome.

A është shteti në sherbim të qytetarit, meqë jetojmë në demokraci? Pse shtetit shqiptar këtë gjë duhet t’ja vësh në dukje në çdo moment, pasi e harrojnë!!

* aktiviste e organizatës LRER

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej