Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Ky është çelësi për të qenë të respektuar nga të gjithë

Nga Media 0

Personat e suksesshëm zakonisht kanë disa karakteristika të veçanta që i bëjnë ata të komunikojnë në mënyrë efikase. Një komunikim i sigurt ndihmon në lehtësimin e marrëdhënieve, përveçse përmirëson raportin me ambientin e punës ose mënyrën me të cilën përballohet jeta.

Nëse mendoni se bëhet fjalë për një çështje karakteri, mendojeni përsëri: të bëheni të sigurt në vete dhe këmbëngulës është një trajnim.

Çfarë mendon për veten?

Këmbëngulja dhe vetëvlerësimi janë thellësisht të lidhur me njëri-tjetrin. Nuk mund të mendojmë ndërtimin e një raporti të ri dhe të ndryshëm me të tjerët pa e bërë këtë gjë më parë me veten.

Shihini me kurajë frikën dhe pasiguritë: çdokush e ka një të tillë, janë gjëja e parë për t’u pranuar dhe për t’u parë, te vetja dhe tek të tjerët.

Gabimet

Fëmijët shqetësohen më shumë për të pasur përvoja se sa për të llogaritur gabimet. Duhet të marrim shembull nga kjo sjellje. Gabimet flasin për historinë tonë, janë një leksion prej të cilit duhen nxjerrë mësime dhe duhet mësuar: pranoni me krenari gabimet tuaja.

Ridimensionimi (Ndryshimi)

Mund të jetë shefi i madh, por edhe ai bën gabime, ëndërron, qan, qesh dhe emocionohet pikërisht si ju. Trajtojini të tjerët me respekt pavarësisht nga pozita shoqërore. Duke e parë një person përtej tij, ju ndihmon të ridimensiononi ankthin e tepërt dhe turpin që shpeshherë “ushqehen” përballë autoritetit.

Dëgjoni

Zëri i instinktit tuaj njeh nevojat tuaja, mos e injoroni. Njohja e burimeve, limiteve dhe nevojave të jetës së përditshme është esenciale për t’u përgjigjur në mënyrën e duhur përballë kërkesave të të tjerëve.

Prisni

Sidomos në fillim të çdo gjëje është shumë më e thjeshtë të mësoni të thoni “jo”. Për t’iu qasur këtij objektivi filloni…zvarritjen! Ju mjafton një frazë e thjeshtë si kjo “Më jep fare pak kohë dhe do të jem te ty”, për të përfituar më shumë kohë.

Përuluni

E keni vënë re se kërkesat në ajër, ndoshta gjatë kohës kur jeni duke shkuar në punë, janë më të vështira për t’i thënë “jo”? Kushtojuni vëmendje këtyre situatave, sepse shpeshherë përdoren nga disa persona, pak a shumë në mënyrë të ndërgjegjshme, për të ngritur kurthe. Më mirë t’ia mbathni…

Jo! Jo! Jo!

Ushtrohuni para pasqyrës, me miqtë, partnerin: në fillim të thënët “jo” është vërtet e vështirë, por shumë shpejt bëhen një filozofi e vërtetë. Shpeshherë themi “po”, jo për bindje se sa për solidaritet.

Çfarë fshihni

Pranojmë kompromise të lodhshme për të mos zhgënjyer të tjerët, për t’u legjitimuar ose ndaj frikës prej pasojave, sidomos në punë. Cilët janë personat ose situatat të cilave nuk arrini t’u thoni dot “jo”?, filloni të pyesni veten. Duke e ditur këtë gjë, do të mund të keni përgjigjen për shumë gjëra.

Lamtumirë turpit

Kushdo që ka qenë një fëmijë i turpshëm, e di se sa e vështirë është të shprehet, të bashkohet me grupin ose të flasë në publik. Megjithatë është e mundur: ndodh kur jeni shumë të lodhur dhe të zhgënjyer për të dalë nga zona juaj e rehatisë.

Kritikat

A jeni të aftë të pranoni gabimet tuaja? Dituria e njerëzve të mëdhenj shihet nga aftësia për ta shfaqur veten me vërtetësi, pa shtirje, në çdo gjë. Vëzhgojeni veten prej së jashtmi ndonjëherë, pranoni kritikat dhe përvetësojini si një leksion nga i cili mund të mësoni. Mbajeni lart shikimin dhe moralin: ushqeni vetëvlerësimin.

/gazetashqip/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej