Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

KVV: Komisioni i Reformës Zgjedhore të paraqesë menjëherë grupin e ekspertëve të përfshirë në Reformën Zgjedhore

Nga Ejona 0

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë (KVV), si një ndër aktorët e shoqërisë civile ka ndjekur pa ndalesë ecurinë e punës se Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Me këtë qëllim KVV rikujton se ky komision u ngrit nga Kuvendi me vendim nr:102/2017 me qëllim hartimin e ndryshimeve të kuadrit ligjor zgjedhor për trajtimin e rekomandimeve të raporteve të ODIHR-it për tre zgjedhjet e fundit 2013, 2015 , 2017.

Komisioni i Reformës zgjedhore e ka përfunduar misionin e tij më 21 shkurt 2019, por nga ana tjetër Kuvendi i Shqipërisë me anë të vendimit nr. 45 /2019 zgjat afatin e veprimtarisë së këtij komisioni deri më datë 5 maj.

Për këtë arsye, ku më pak se dy muaj na ndajnë nga zgjedhjet vendore, KKV i bën thirrje të fortë Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe konkretisht dhe Bashkëkryetarit të ri të këtij komisioni, Z. Damian Gjiknuri, që sa me shpejt të jetë e mundur, Komisioni të fillojë nga puna, duke plotësuar numrin e anëtarëve të rinj në këtë komision, pas ngërcit të kriijuar me “djegien” e mandateve nga opozita e bashkuar.

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë inkurajon Komisionin e Reformës Zgjedhore në realizimin dhe finalizimin e kësaj Reforme, që të jetë një Reformë sa më gjithëpërfshirëse, konsensuale e gjithëpranuar nga i gjithë faktori politik në vend.

Reforma zgjedhore eshte një ndër kushtet themelore që të hapen dhe negociatat në qershor 2019 për të qënë anëtarë të denjë në familjen europiane.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej